Shqipëria
16 mijë leje qëndrimi shteti gjerman jep në vit për shtetasit e Shqipërisë
Instituti Evropian i Statistikave EUROSTAT ka bërë të ditur se Gjermania po jep në një vit gati 16 mijë leje qëndrimi për shtetasit e Shqipërisë, duke u renditur e dyta në Evropë pas Italisë, përcjell albinfo.ch.
Në vitin 2008 Gjermania dha afërsisht 460 leje qëndrimi, ndërsa në 2022 lëshoi 16 mijë, kryesisht për profesionet mjekë, infermierë, specialistë IT, zanatçinj.
“Vendet e fuqishme të Europës, kryesisht Gjermania, Franca, Belgjika, Holanda, Danimarka, Finlanda, Suedia etj., të gjitha u gjendën përballë faktit që kishin shumë kërkesë për profesione, por tregu i tyre ose më saktë demografia e tyre nuk arrinte dot ta përballonte. Dhe, që prej vitit 2010, kur fenomeni ka filluar të ndihet në ekonomi, të gjitha këto vende kanë filluar hartimin e strategjive, se si në këtë projeksion demografik të një Europe që po tkurret, këta do të zëvendësonin mungesat që do të krijoheshin në vendin e punës, dhe “preja” ku ata hodhën sytë ishin vendet e Europës Juglindore”, thotë për Top Channel Pano Soko, ekspert për ekonominë.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë












