Kosova

18 të vdekur dhe 2.295 raste me COVID-19 në Kosovë

18 persona kanë vdekur dhe 2.295 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë dhënë 16.862 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Njoftohet se për 24 orë janë kryer 12.406 testime, ndërkaq numri i rasteve aktive është 24.939.