CH-Ballkani
Në Greqi plasin protestat kundër emrit të Maqedonisë
Rreth 40 mijë persona kanë shkuar drejt Selanikut ditën e sotme, duke protestuar kundër emrit të Maqedonisë, njofton gazeta “Protothema”
Disa dhjetëra mijëra grekë kanë protestuar sot në qytetin e Selanikut kundër propozimit që Ish- Republikës Jugosllave të Maqedonisë t’i mbetet emri “Maqedoni”. Protestuesit të mbledhur përballë statujës së Aleksandërit të Madh, kanë mbajtur parulla me moton “Maqedonia është Greqia” ,”Jo fjalës Maqedoni” etj.
Organizatorët e protestës kërkojnë organizimin e referendumit për këtë çështje.
Protesta mbështetet nga partitë “Agimi i Artë” dhe “Lidhja e Centralistëve”, si edhe anëtarë të partisë “Grekët e Pavarur”.
Ndërkohë, siç njoftojnë mediat në Shkup, një orë më herët në Selanik lëvizjet majtiste dhe organizatat anarkiste kanë mbajtën një kundër-protestë. Ata u mblodhën kundër nacionalizmit, sepse thonë se nacionalizimi do të thotë gjak, dhunë, luftë dhe vdekje, ndërsa “fashistët” kudo në botë flasin gjuhë të njëjtë”.
Në këtë protestë u mbështet përfshirja e fjalës “Maqedoni” në zgjidhjen e mundshme të çështjes së emrit.
Nga ana tjetër kryeministri grek në intervistë për gazetën “Etnos”, tha se i respekton ndjenjat e bashkëvendësve të tij, por shton se interesat e shtetit nuk mbrohen me protesta, por me aftësi për të negociuar.
Zgjidhja do të thotë emër i ndërlikuar për përdorim të përgjithshëm i pranuar nga të dyja palët. Përdorim i përgjithshëm nënkupton se nuk mund të quhet ndryshe në marrëdhëniet bilaterale edhe në Kombet e Bashkuara, ndërsa tjetër të jetë emri kushtetues. Lidhur me NATO-n dhe BE-në, gjërat janë të qarta. Integrimi në NATO apo fillim të bisedimeve për vendin fqinj do të ketë, vetëm me emër të zgjidhur – deklaroi kryeministër i Greqisë, Aleksis Cipras.
Protestat në Greqi organizohen pak para takimit të parë drejtpërdrejtë mes kryeministrave Zaev dhe Cipras në Davos i caktuar për të mërkurën, ku do bisedohet edhe për emrin.
E-Diaspora
-
Renens mirëpret Festën e Fëmijëve Shqiptarë në Diasporë “Kujtime, Ngjyra dhe Buzëqeshje” Aktiviteti do të sjellë një atmosferë festive me ekspozitë pikturash nga fëmijët, lojëra dhe aktivitete kreative,... -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch -
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg













