Maqedonia
Maqedoni: Përfundon votimi për zgjedhjet lokale, rezultatet e para priten sonte
Sonte në ora 19:00 përfundoi procesi i votimit për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut. Të gjitha vendvotimet në vend janë mbyllur dhe numërimi i votave ka filluar menjëherë pas mbylljes së kutive.Dalja deri në 18:30 ishte 46.65%.
Sipas njoftimit të Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, rezultatet e para jozyrtare pritet të publikohen gjatë orëve të mbrëmjes. Afati ligjor për shpalljen e rezultateve të para është 12 orë nga përfundimi i procesit të votimit.
Nëse asnjë kandidat për kryetar komune nuk siguron shumicën e nevojshme në raundin e parë, raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 2 nëntor. Ndërkohë, këshilltarët komunalë zgjidhen që në këtë raund të parë, në bazë të modelit proporcional dhe formulës D’Hondt për shpërndarjen e mandateve.
Fushata për raundin e dytë do të zhvillohet nga 20 deri më 30 tetor, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të përcaktohen në komunat ku nuk ka fitues që në raundin e parë.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Leona Krasniqi, krenaria shqiptare në garën për Miss Belgium 2026 E reja nga Antwerpeni synon të shkëlqejë në një nga konkurset më prestigjioze të bukurisë në... -
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Gjermani
I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun Gjerman -
Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit
Jeta në Zvicër
-
Edhe 10 vjet ndalesë për “Hamas”-in në Zvicër Periudha e vlefshmërisë së ndalimit të Hamasit në Zvicër, e cila ka qenë në fuqi prej... -
Qeveria zvicerane lançon një platformë digjitale raportimi për sëmundjet -
Taksitë autonome të Postës Zvicerane do të transportojnë pasagjerë nga viti 2027 -
Këshilli Federal dëshiron të imponojë gjuhën e dytë kombëtare në shkollat fillore -
Swissaid ndihmoi 300,000 njerëz në mbarë botën në vitin 2025












