Lajme

20-vjetori i themelimit të ansamblit të këngëve dhe valleve burimore “Arbëresha” në Zvicër

20 vjet me këngë e valle burimore shqiptare nga ansambli “Arbëresha”

Ansambli i këngëve dhe valleve “Arbresha” në Zvicër është në prag të mushjes së 20-vjetorit me plot aktivitete kulturore, shkruan albinfo.ch.

Ansambli “Arbresha” njofton se më 27.1.2024 do të festojë 20-vjetorin e themelimit me disa aktivitete.

Ky ansambël për vite me radhë ka luajtur rol të rëndësishëm për mbajtjen e kulturës shqiptare në Zvicër, si një promovues i kulturës së mirëfilltë shqiptare në Zvicër.

Ansambli “Arbëresha” ka përgatitur një program madhështor, me shumë surpriza, ku në këtë mbrëmje do të jenë prezentë të gjitha ansamblet në Zvicër, po ashtu pritet të jenë mbi 1200 vetë të pranishëm si piblik, program ky që do të jetë i pasur me shumë aktivitete.

Ju kujtojmë se “Arbresha” është në mesin e ansambleve më të mëdha dhe me organizmet më të shpeshta në Zvicër. Ky ansambël zotëron numër të lartë të anëtarëve dhe ka një gjithëpërfshirje. /Albinfo.ch

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm