Lajme
24 të burgosur në Liestal refuzuan të kthehen në qelitë e tyre
Në burgun e Liestal, 24 të burgosur refuzonin të ktheheshin në qelitë e tyre, kryengritje kjo që zgjati tri orë.
Kjo ndodhi për shkak të një debati verbal mes të burgosurve dhe stafit të burgut.
Kryengritja ndodhi të hënën në burgun në Liestal, thotë Adrian Gaugler, zëdhënës i policisë së Bazelit. “Të burgosurit dhe stafi i burgut u grindën. Më pas, të burgosurit refuzuan të ktheheshin në qelitë e tyre”, thotë ai për SRF.
Pothuajse të gjithë morën pjesë. Ditën e kryengritjes në Liestal u burgosën 25 veta dhe në kryengritje morën pjesë 24 prej tyre.
Policia ka vendosur disa patrulla dhe ka ndërhyrë. Tri orë më vonë, në orën 19:30, rendi u rivendos, tha Gaugler.
“Askush nuk u lëndua. Sigurisht që nuk më kujtohet që diçka e tillë të ketë ndodhur ndonjëherë në këtë shkallë në Baselland. Jeta e përditshme në burg është e qetë, e kjo falë angazhimit profesional të mbikëqyrësve në terren. Edhe pse deri më tani nuk ka pasur kryengritje të të burgosurve, herë pas here ndodh që të burgosurit të lëndohen”, shkruan Andreas Schiermeier, zëdhënës i drejtorisë së sigurisë.
Nëse shikoni më nga afër shifrat, mund të shihni se vitet e fundit në burgjet e Bazelit ka pasur dukshëm më shumë vetëvrasje sesa në vitet e mëparshme. Që nga viti 2015, katër persona kanë vrarë veten në një nga katër burgjet. Më parë, nuk kishte pasur vetëvrasje në burg për 13 vjet, shkruan SRF.
E-Diaspora
-
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare Pikat kufitare janë të qeta pavarësisht fillimit të sezonit veror dhe ardhjes së mërgimtarëve... -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Zvicër
-
Shaqiri kundër Zhegrovës? Dueli i shumëpritur i shqiptarëve mund të zhvillohet në Bazel Më 18 korrik, nga ora 15:30, FC Basel pret Juventusin ... -
Xhaka: Është privilegj të përballemi me Messin, por Zvicra synon të shkruajë historinë -
Mediumi argjentinas: Granit Xhaka është simbol i historisë, identitetit dhe lidershipit të Zvicrës -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër













