Lajme
3.5 miliardë dollarë për zhvillimin e Inteligjencës Artificiale
“Microsoft”, kompania amerikane e teknologjisë me qender në Redmond, Washington, ka planifikuar të investojë rreth 3,3 miliardë euro (3,5 miliardë dollarë) në Gjermani gjatë dy viteve të ardhshme për të zgjeruar masivisht kapacitetet e qendrave gjermane të të dhënave për inteligjencën artificiale (IA) dhe aplikacionet e kompjuterit Cloud, njoftoi sot ekzekutivi i “Microsoft”, Brad Smith.
“Investimi më i madh dhe i vetëm në historinë 40-vjeçare të Microsoft në Gjermani përfshin gjithashtu një program trajnimi të IA-së me pjesëmarrjen e 1,2 milionë personave”, tha Smith gjatë bisedimeve me kancelarin gjerman, Olaf Scholz në Berlin.
“Microsoft” nuk do të marrë fonde publike nga Gjermania për projektin.
“Ne nuk do të marrim asnjë subvencione dhe nuk kemi kërkuar asgjë në kembim”, tha Smith në Berlin.
“Fondet do të kanalizohen kryesisht në rajonin e Rhineland në Gjermaninë perëndimore, ku “Microsoft” planifikon të krijojë një zonë të re Cloud, sipas udhëheqëses së “Microsoft” në Gjermani, Marianne Janik.
Zona gjithashtu ka lidhje të dhënash me shpejtësi të lartë me vendet fqinje evropiane si Belgjika dhe Holanda.
Vetëm një numër i kufizuar vendesh të reja pune të përhershme do të krijohen në qendrat e reja të të dhënave.
Smith, ekzekutivi i Microsoft, tha se rritja reale ekonomike do të vijë nga kompanitë e tjera duke përfituar nga shërbimet e IA-së, për t’u bërë më inovative dhe konkurruese globalisht.
E-Diaspora
-
Suhr (AG): Gruaja nga Maqedonia plagos me thikë foshnjën dhe anëtarët e familjes Një helikopter shpëtimi e transportoi fëmijën me helikopter në spital ndërsa utoambulancat transportuan të rriturit... -
Marigona Qerkezi rikthehet në “Anna Bolena” në Tirol -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Gjermani
Hapet shkolla shqipe në Bischofsheim pranë Wiesbaden-it
Jeta në Zvicër
-
Me 11.9%, Zugu ka më së shumti makina elektrike në Zvicër Kantoni i Cyrihut me 7.0 për qind dhe ai i Lucernë , me 5.8 për qind,... -
Valis: Thyhet rekordi botëror për raclette-n më të madhe -
Rektori i Universitetit të Cyrihut kërkon tarifa më të ulëta për studentët -
GLP refuzon iniciativën “Jo Zvicrës me10 milionë banorë” -
Mbetjet në mirëmbajtjen e hekurudhave zvicerane arrijnë në 9.5 miliardë CHF











