Shkurt.ch
3 kosovarë në mesin e 5 të lënduarve në aksidentin në Dübendorf
Me lëndime janë ndarë edhe shoferja e njërës nga makinat, e ndeshura, një kosovare 31 vjeçare ashtu si dhe gruaja 62 vjeçare që ndodhej në makinë me të dhe një djalë 6 vjeçar
Në një ndeshje që ka ndodhur paraditen e sotme në Dübendorf të Cyrihut kanë pësuar lëndime pesë persona, në mesin e të cilëve një fëmijë është lënduar më rëndë, njofton polizeinews.ch. Të lënduar janë tri të rritura (gra) dhe dy fëmijë. Vetëm një fëmijë ka shpëtuar pa lëndime nga kjo ndeshje.
Një grua 48 vjeçare me një djalë 6 vjeç ishte rrugës me makinë rreth orës 9 kur ndodhi ndeshja me një makinë tjetër, transmeton albinfo.ch. Vogëlushi me këtë rast ka pësuar lëndime të rënda ndërsa gruaja 48 vjeçare është lënduar lehtë.
Me lëndime nga kjo ndeshje janë ndarë edhe shoferja e makinës tjetër, një kosovare 31 vjeçare ashtu si dhe gruaja 62 vjeçare që ndodhej në makinë me të dhe një djalë 6 vjeçar. Të gjithë të lënduarit janë transportuar me autoambulancë në spital. Policia konfirmon se semaforët kanë qenë duke funksionuar normalisht në këtë udhëkryq, përcjell albinfo.ch. Por, njëra nga dy makinat duket të jetë nisur në kohën sa ende ishte e ndezur drita e kuqe. Por, se cila nga makinat ka qenë ajo, do ta tregojnë hetimet.
Foto: Kapo Zürich
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













