Maqedonia

30 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

30 të vdekur dhe 457 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut, në 24 orët e fundit.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, këto rezultate kanë dalë nga 1.682 testime të bëra.

Ndërkaq 700 pacientë janë regjistruar si të shëruar nga COVID-19.