Bizneset

34 biznese i bashkohen Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane

Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në Gjermani i janë bashkuar 34 firma të reja, përcjell albinfo.ch.

Kështu ka njoftuar drejtori i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, Bekim Brestovci, pas takimit të Unionit në Konigsberg.

“Mbrëmë, më 22.06.2019, në Königsberg u mbajt takimi promovues dhe informativ i Unionit të bizneseve me afaristë të këtij regjioni. Unionit të bizneseve me anëtarësimin e tyre iu bashkuan 34 biznese shqiptare. Anëtarëve të rinj u dëshirojmë mirëseardhje në Union, ndërsa organizatorët e takimit i falënderoj për angazhimin dhe organizimin e shkëlqyeshëm”, ka shkruar Brestovci në Facebook.