Lajme
372 infeksione dhe 2 vdekje në 24 orët e fundit në Zvicër
BAG ka raportuar sot edhe 2 të vdekur të rinj. Kështu, numri i të vdekurve nga covid-19 në Zvicër deri më tani është 1778
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 372 raste të reja pozitive me koronavirus
Ky numër e ul mesataren e 7 ditëve në 395 ose për 7 për qind më pak se në javën e kaluar. Prandaj, trendi është në rënie mesatare, shkruan srf.ch.
Shkalla mesatare e rezultateve pozitive 7-ditore aktualisht është 4 për qind, transmeton albinfo.ch. Kjo do të thotë se nga 100 teste, mesatarisht rreth 4 teste ishin pozitive.
Mesatarja 7 ditore e testeve të realizuara është 11,315 teste në ditë, ose 12 për qind më pak se javën e kaluar.
BAG ka raportuar sot edhe 2 të vdekur të rinj. Kështu, numri i të vdekurve nga covid-19 në Zvicër deri më tani është 1778, përcjell albinfo.ch.
Pranimet në spital një mesatare 7-ditore kanë qenë 10 persona në ditë ose 12 për qind më pak se në javën e kaluar.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku













