Lajme
Koronavirusi: Përse vetëm në Zvicër kërkohet distanca prej dy metrash?
Në Austri distanca e detyruar është vetëm një metër dhe në Gjermani, një metër e gjysmë. Nga ana tjetër, Suedia nuk ka caktuar asnjë distancë fikse
Përse distanca që duhet mbajtur zviceranët në kuadër të masave kundër koronavirusit është pikërisht 2 metra? Ndërkohë në Austri ajo është vetëm një metër dhe në Gjermani, një metër e gjysmë. Nga ana tjetër, Suedia nuk ka caktuar asnjë distancë fikse.
Sidoqoftë, ashpërsia e masave të marra nga Zvicra, në kuptimin e mbajtjes së distancës e cila supozohet të mbrojë kundër infeksionit me vkoronavirus, nuk ka kaluar pa kontestime.
Pietro Vernazza, nga Spitali Kantonal i St. Gallenit, u ka thënë gazetave të CH-Media se pjesa më e madhe e rrezikut mund të eliminohet që nga distanca prej një metri. Me një metër e gjysmë, sigurisht, rreziku mund të zvogëlohet më tej, shkruan blick.ch
Madje edhe vetë Daniel Koch nga BAG ka pranuar të hënën se përcaktimi për distancën prej dy metrash është disi arbitrar, transmeton albinfo.ch. Rregulli i mbajtjes së distancës është vendosur që në fillimin e krizës, thotë Koch. “Zvicra pati thënë se distanca prej dy metrash na duket më logjike se aji prej një metri”.
Fakti që jemi kaq të rreptë nuk është asgjë e keqe. “Nuk është se ne ecim duke e mbajtur rreth nesh shiritin matës por gthjesht, duhet të mbajmë distancën e mjaftueshme,” thotë Koch, përcjell albinfo.ch. Por ai nuk e përmend faktin se pronarët e restoranteve dhe shumë të tjerë duhet të sigurojnë pikërisht këtë distancë, të matur, në mënyrë që të jenë brenda konceptit të kërkuar të mbrojtjes.
Sidoqoftë, sipas Koch, distanca nuk bën të jetë më pak se dy metra: “Një metër është distancë shumë e shkurtë. Nga ajo largësi njerëzit mund të prekin shumë shpejt njëri tjetrin” është shprehur ai, transmeton albinfo.ch. Koch pastaj ka shpjeguar kriteret e ndryshme në vendet fqinje me një shembull nga makinat: “Ne nuk ngasim në autostradë aq shpejt sa në Gjermani. Dallime të tilla ekzistojnë dhe janë pjesë e jetës”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman Boksieri shqiptar Selajdin Sapo triumfon në Gjermani dhe shkëlqen edhe në arsim... -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike -
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje Autoritetet në kantonin e Gjenevës kanë ndaluar ndezjen e çdo lloj zjarri në pyje dhe në... -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë













