Tematike
Sindikatat: Sigurimet shëndetësore të ndajnë nga 500 franga për të gjithë
5 nga 8.3 miliardë franga sa janë rezervat, mund të shpërndahen direkt te popullata. "Kjo do të ishte mesatarisht rreth 500 franga për person, ose 2,000 franga për një familje prej katër anëtarësh
Sipas shoqatës Santésuisse, fondi rezervë i të gjitha kompanive të sigurimeve shëndetësore aktualisht “peshon” 8.3 miliardë franga . Dhe, kjo rezervë është shumë e madhe, thotë kryetari i Konfederatës Sindikale të Zvicrës (SGB), Pierre-Yves Maillard, shkruan srf.ch.
Prandaj, sipas tij, 5 miliardë nga kjo shumë mund të shpërndahen direkt te popullata. “Kjo do të ishte mesatarisht rreth 500 franga për person, ose 2,000 franga për një familje prej katër anëtarësh, transmeton albinfo.ch. Kjo është një bazë e mirë për të mbështetur popullsinë dhe konsumin”, thotë Maillard
Interes i madh për fondet rezervë
Por, sindikatat nuk janë të parat që kanë shprehur “oreksin” për rezervat e sigurimeve shëndetësore gjatë krizës. Spitalet po ashtu kanë kërkuar dëmshpërblim për humbjen e fitimeve pas bllokimit, kur nuk lejoheshin të kryenin operacione, përcjell albinfo.ch. Ndërkaq kompanitë e sigurimeve mbrohen nga këto pretendime. “Në fund të fundit, rezervat kanë kuptim vetëm për një pandemi sikur kjo tani”, thotë Matthias Müller nga Santésuisse.
Në këtë krizë, ato (sigurimet) kanë garantuar se nuk do të ketë rritje të premisë së sigurimit shëndetësor për shkak të virusit të koronës. Kjo madje vlen edhe për një valë të dytë ose të tretë, transmeton albinfo.ch. Edhe atëherë, këto rezerva janë ato që garantojnë se nuk do të ketë rritje të premisë për shkak të koronavirusit”, thotë Müller.
Kriza e koronës është gjithsesi shumë e ndryshme nga krizat e mëparshme, siç ka qenë kriza financiare dhe ekonomike, ka thënë për mediat Daniel Lampart, kryekonomisti i SGB: “Kjo krizë ndryshon nga krizat e tjera, pasi ndikon në mënyrë të veçantë tek punëtorët me paga të ulëta”, ka thënë ai.
Të përfitojnë punëtorët me paga më të ulëta
Punonjësit në shitje, industrinë e hotelerisë apo floktarët janë veçanërisht të goditur sepse paga e tyre edhe pa këtë krizë ishte shumë e ulët. Nëse tani për shkak të krizës atyre u është caktuar puna me kohë të shkurtër, atyre u paguhet vetëm 80 për qind e pagave që kishin.
Presidenti i SGB Maillard kërkon që personat me të ardhura të ulëta të kenë një kompensim prej 100 për qind. Përndryshe ata do të kenë vështirësi për të paguar të gjitha faturat në fund të muajit.
Me forcimin e fuqins blerëse rritet ekonominë – në parim, punëdhënësit nuk kanë asgjë kundër kësaj, përcjell albinfo.ch. Por jo në këtë mënyrë, thotë kryekonomisti i shoqatës zvicerane të punëdhënësve, Simon Wey: “Sepse kjo do të kishte efektin e gabuar nxitës dhe do të krijojë stimuj të rrejshëm”.
Problemi i pagave të plota edhe për punën me kohë të shkurtër do të diskutohet ende në Parlament. Në tryezë tashmë janë disa përpjekje nga e majta me këtë kërkesë janë. SGB, nga ana tjetër, tani dëshiron të paraqesë kërkesat e saj në Këshillin Federal.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pse njerëzit në Austri po paguajnë më shumë taksa pavarësisht reformave federale? Punëtorët në Austri janë ende ndër ata me barrën tatimore më të lartë në botë, me...
-
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës për Ukrainën
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE