Shkurt.ch
44.2 % të atyre që kanë marrë licencën e mjekut, janë të huaj
Ndërsa 1276 mjekë në vitin 2016 kanë punuar edhe pas moshës së pensionimit, që është tre fish më shumë se në vitin 2008
Gjithnjë më tepër mjekë në Zvicër punojnë edhe pas moshës së pensionimit. Kjo vlen më shumë për mjekët që kanë ordinancat e tyre ose punojnë në ordinanca e më pak për ata që punojnë në spitale. Sipas organizatës së mjekëve FMH, kjo ndodh mes tjerash edhe për faktin se gjithmonë ka vështirësi për t`u gjetur personi adekuat që do ta trashëgojë ordinancën, shkruan sda.ch
Kështu, në vitin 2008 në gjithë Zvicrën kishte 409 mjekë të praktikës së përgjithshme që punonin edhe pas mbushjes së moshës 65 vjeçare, ndërsa në vitin 2016 ishin 1276 të tillë, ose tre fish më shumë, transmeton albinfo.ch. Nëse këtu i fusim edhe mjekët stacionarë, numri shkon në 1347 të tillë që e kanë kaluar moshën e pensionimit.
Numri i mjekeve dhe mjekëve në Zvicër edhe gjatë vitit 2016 ka pasur rritje, kështu, sipas të dhënave statistikore të prezantuara të martën nga FMH në Zvicër kanë qenë duke punuar gjithsej 36.175 mjekë. Kjo i bie që në 1000 banorë të jenë 4.2 mjekë.
Statistika në fjalë tregon po ashtu se është rritur edhe përqindja e femrave në profesionin e mjekes, ashtu sikurse është rritur edhe përqindja e mjekëve që kanë një diplomë nga jashtë vendi.
Meshkujt edhe më tutje përbëjnë shumicën, gjegjësisht 58.7 për qind të mjekëve, por përqindja e femrave nga viti 2010 është rritur për 37.9 %.
Sa u përket mjekëve me diploma të vendeve të tjera, prijnë bindshëm ata nga Gjermania me 53.6%, përcjell albinfo.ch. Pas tyre vijnë austriakët që përbëjnë 10.8% të të huajve me diploma të vendeve të prejardhjes, pastaj italianët, me 9.6 dhe francezët me 3%.
Në përgjithësi mjekët me diploma të huaja përbëjnë 44.2 për qind të të gjithë atyre që kanë marrë licencën e mjekut në Zvicër gjatë vitit 2016.
E-Diaspora
-
Davos
Kurti në Davos promovon Kosovën si partner të besueshëm për investime Nga Davosi, Kurti fton investitorët: Kosova në rritje të qëndrueshme ekonomike... -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Një shqiptar në krye të Komisionit Suprem për Barazi dhe Integrim Shoqëror në Gjermani -
Një shqiptare në mesin e 10 grave më të spikatura botërore në sektorin e energjisë -
Gjermani
Hapet shkolla shqipe në Heppenheim të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Eurodeputetët bllokojnë lëvizjen për të ulur kompensimin e pasagjerëve për vonesat e fluturimeve në Evropë Parlamenti Evropian hodhi poshtë të mërkurën planet për të lejuar linjat ajrore të kenë vonesa më... -
Italia planifikon zonë ekonomike të veçantë për punëtorët që kalojnë në Zvicër -
Tramvajet në qendër të Baselit jashtë funksionit për 10 javë -
Taksa e tranzitit në Zvicër një hap më afër zbatimit -
Davos
Këto janë 19 vendet që kanë nënshkruar pjesëmarrjen në Bordin e Paqes










