Kosova
500 deri në 1500 euro gjobë për serbët që nuk konvertojnë patentë shoferin deri në afat
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka caktuar afatin 23 gusht për ndërrimin e patentë shoferëve.
Për të gjithë serbët që brenda kësaj periudhe nuk konvertojnë patentë shoferët e tyre, do të pasojnë gjobat.
Sipas zëvendësdrejtorit të Policisë të Rajonit të Veriut, Veton Elshani, gjobat do të nisin nga 500 deri në 1500 euro.
“Nuk po flasim për patentë shoferë të Serbisë, por për ato të lëshuara nga struktura paralele, ilegale, një dokument të tillë e trajtojmë sikur nuk ekziston dhe për ne do të thotë që shoferi nuk ka patentë shofer. Në ato raste, me shumë mundësi do të shkruhet gjobë nga 500 deri në 1500. Më pas, shoferi mund të telefonojë dikë që ka patentë të vlefshme për ta marrë makinën ose për ta hequr atë nga rruga”, thotë Elshani.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave














