Kosova
Ballkani konsiderohet me ajrin më të ndotur në botë
Kompania “Airly” dhe stacionet e monitorimit të ambientit kanë bërë klasifikimin e qyteteve më të ndotura të Evropës. Në analizë u përfshinë metropolet me një popullsi prej 500 mijë banorë e sipër.
Kështu, qytetet me praninë më të madhe të grimcave të thithshme të ajrit të ndotur i përkasin 5 vendeve të Ballkanit. Ato janë Zagrebi, Bukureshti, Selaniku, Sofja dhe Beogradi.
Ndërsa qytetet më të ndotura nga dioksidi i nitrogjenit rezultojnë Napoli, Krakova, Bukureshti, Athina dhe Parisi.
“Ne shqyrtuam të gjithë faktorët ndotës, duke filluar nga dioksidi i nitrogjenit dhe më pas të tjerët. Ato treguan se Evropa Lindore dhe ajo Qendrore kanë probleme të ndryshme kur bëhet fjalë për ndotjen e ajrit krahasuar me vendet e Evropës Perëndimore, si Franca apo Britania, ku problemet vijnë nga nivelet e dioksidit të nitrogjenit dhe trafiku. Por pavarësisht ndryshimeve, ndotja e ajrit mbetet faktori kryesor i vdekjes te qeniet njerëzore”, bën të ditur Wiktor Warchaloëski, themelues i ‘Airly’, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Koncentrati i lartë i dioksidit të nitrogjenit lidhet me vëllimin e trafikut motorik, moshën e automjeteve dhe politikat e transportit të qyteteve, pa harruar këtu ndotjen që vjen nga fabrikat.
“Duhet të mendojmë edhe për pasojat ekonomike. Ndotja e ajrit përbën 1% të GDP-së botërore për shkak të sëmurjes së njerëzve dhe kurave mjekësore. Kjo është e barabartë me 300 dollarë për person. Mendoj se këto janë të dhëna të frikshme, ndaj dhe duhet të veprojmë sa më parë për të reduktuar ndotjen”, thotë Warchaloëski.
Pavarësisht se në klasifikimin e “Airly” spikasin vendet e Evropës Lindore dhe Asaj Qendrore, në to përfshihen edhe qytetet kryesore të Evropës Perëndimore, si Madridi dhe Parisi.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit Linja e mundshme do të lidhte qytete si Gjeneva, Cyrih dhe Bazelin me Londrën përmes Francës... -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh -
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut












