Lajme
Paratë e fshehura të shqiptarëve në bankat zvicerane

Mbi 100 miliardë franga zvicerane të deponuara në llogaritë bankare Credit Suisse, nga më shumë se 40 shtete të botës.
Një burim anonim i ka dërguar mbi 18 mijë llogari bankare gazetës Süddeutsche Zeitung, e duke u botuar pastaj nga gazeta angleze “Guardian”. Në mesin e tyre edhe shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.
Rrjedhja e informatave nga Banka Credit Suisse ka nxjerrë në pah pasurinë e fshehur të klientëve të saj të përfshirë në tortura, trafik droge, pastrim parash, korrupsion qeveritar, zyrtarë të inteligjencës, abuzues të pushteteve, e kështu me radhë.
Për çudi, siç ishte zbuluar rasti në Panama, i njohur si “Panama paper”, apo rasti eklatant në Qipro, tash edhe ky në Zvicër.
Këtu në vendin tonë lëre që është vjedhur, porse ato pasuri nuk i kanë investuar së paku bile në vendin e atdheun e tyre.
Institucionet financiare zvicerane menaxhojnë rreth 7.9 trilionë franga zvicerane në asete, ku gjysma e kësaj pasurie u përket klientëve të huaj!
E kush janë këta klientë të huaj?
Si lloji ynë, shqiptarët, vidh shtetin tënd e qytetarët tuaj, e dërgo paratë jashtë vendit.
Të gjitha vendet që janë të zhytura në korrupsion, për pasojë të kësaj, duke e dëmtuar vendin e tyre, vijnë nga gjysme shtete si ky yni. Mbreti jordanez, djali i Mubarakut, Pakistani, Afganistani, Filipine, Libani, Hong-Kong, Ukraina, Shqipëria, Maqedonia etj.
Listat (llogaritë) e klientëve të bankave zvicerane janë ndër sekretet më të mëdha në botë!
Zviceranët si zakonisht që njihen ndër popujt më të mençur në botë, kur e kanë parë që po mbushen arkat e tyre me para të vjedhura, i kanë publikuar që t’u ndalet ky hov paksa.
Si thotë populli: Me jua hap sytë me gisht.
E tu u thënë: “Hej, a jeni normal, a krejt shtetin tuaj doni me vjedh a”? (kjo fjalia e fundit ka formë hipotetike)
Çudi, diçka s’po shkruajnë portalet e gazetat tona hiç, a s’e kanë diktuar akoma lajmin, si duket?
100 miliardë franga, well!
__
Emrush Shkodra
E-Diaspora
-
Në Gjykatën Federale Penale
6 shtetas të Kosovës dhe të Maqedonisë akuzohen për terrorizëm Gjashtë të akuzuarit (26 deri në 33 vjeç), janë shtetas të Kosovës apo Maqedonisë, njëri është...
-
Shqiptarët në vitin 2022, rekord aplikimesh për azil në Britani
-
Dy shkolla shqipe hapen në Itali
-
Në Britani rekord kërkesash për azil në 2022, në BE niveli më i lartë në tri vjet
-
Filmi i regjisores nga Kosova shfaqet në Bruksel
Jeta në Zvicër
-
Elena Avdija fiton çmimin më të madh zviceran të filmit Filmi dokumentar “Cascadeuses” i Elena Avdisë dhe ai artistik “Drii Winter” i Michael Koch, janë shpërblyer...
-
Zviceranët punojnë 1.5 ditë më shumë se në vitin 2010
-
Zvicra anulon fluturimet drejt disa qyteteve gjermane
-
Kryeqytetet e drogës në Evropë
-
QUINT nuk kërkon shtyrje të zgjedhjeve