Lajme

Banorët në karantinë e presin Thaçin me protesta

Mëngjesin e së premtes janë kthyer 55 persona nga Cyrihu i Zvicrës, të cilët janë vendosur në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, për 14 ditë. Aty gjatë ditës ka shkuar edhe presidenti Thaçi, por nuk është pritur mirë nga personat në karantinë.

Me protesta është pritur presidenti Hashim Thaçi nga të izoluarit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, raporton KOHA.

Ata janë ankuar se po mbahen të bllokuar në këtë qendër.

Ndërkohë, gjatë së premtes, karantinës i janë shtuar edhe 55 banorë.

Ata janë kthyer nga Cyrihu i Zvicrës dhe do të qëndrojnë aty për 14 ditë.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, i ka siguruar të izoluarit se do të kenë kujdesin e mjaftueshëm për qëndrim.

Nga ky dikaster kanë njoftuar se mbi 1000 persona kanë bërë kërkesë për t’u kthyer në Kosovë, përderisa thonë se mundësitë për t’i vendosur në karantinë janë të limituara.

Deri më tani, në Qendrën e Studentëve janë vendosur gjithsej 357 qytetarë të kthyer në mënyrë të organizuar nga shtete të ndryshme.