Lajme
56 viktima nga koronavirusi
Ka shkuar në 56 numri i përgjithshëm i personave të vdekur nga virusi misterioz në Kinë. Ndërkohë një gazetë shtetërore ka shkruar se autoritetet shëndetësore e kanë nisur punën për zhvillimin e një vaksine kundër koronavirusit. Përpos të vdekurve, rreth dy mijë persona tashmë janë të infektuar.
Gazeta “People’s Daily” gjithashtu ka raportuar se qeveria kineze e ka dërguar një staf mjekësor ushtarak prej 450 personave në qytetin ku janë shënuar më së shumti raste të virusit, Wuhan, përfshirë ekspertët që janë marrë më parë me viruset Sars dhe Ebola.
Në anën tjetër, ministrja e Jashtme e Australisë, Marise Payne, ka thënë se qeveria australiane është duke punuar me autoritetet kineze për të biseduar rreth ndihmës për udhëtarët australianë që u janë nënshtruar kufizimeve të udhëtimit në Kinë.
Edhe vendet e tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Francën, kanë bërë plane për evakuimin e shtetasve të tyre që ndodhen në zonat e prekura nga virusi në vendin e madh aziatik, shkruan “The Guardian”.
Autoritetet kineze kanë njoftuar se pas Wuhan-it, edhe qyteti bregdetar i Shantou-t, i cili ndodhet më shumë se 800 kilometra larg epiqendrës së virusit, do të vendoset nën masa të rrepta për parandalimin e përhapjes së virusit.
Nga e hëna, në këtë qytet nuk do të mund të futen vizitorët, veturat dhe anijet. Autoritetet tashmë i kanë vendosur nën masa të izolimit 15 qytete të tjera, por Shantou është qyteti i parë jashtë provincës Hubei që bëhet pjesë e masave, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën