Kosova
Kurti takon drejtues të ndërmarrjeve në Zvicër, i fton për investime
Rritja e investimeve dhe shkëmbimeve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës ishte në qendër të takimeve që Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pati në Cyrih me drejtuesit e ndërmarrjeve zvicrane.

Gjatë një dreke pune, kryeministri Kurti theksoi indikatorët pozitivë ekonomikë, qeverisjen demokratike, sundimin e ligjit, fuqinë punëtore profesionale si dhe shpenzimet e ulëta operacionale, si disa prej arsyeve pse Kosova ka potencial serioz për investimet të huaja, transmeton Albinfo.ch.
Ai po ashtu foli për marrëdhënien e veçantë ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës falë mërgatës së madhe shqiptare atje, dhe për planet dhe synimet e qeverisë për ta bërë atë pjesë integrale të zhvillimit të vendit.
Kompanitë e përfaqësuara në këtë drekë pune ishin ABB Electrification, Amberg Group, Dr. Borer Consulting, Capita Switzerland, COOP, Die Weltwoche, ManPower, Parashift, RepRisk/Forlam Ventures, Shcaffhauser Kantonalbank, SAP, Sunrise UPC dhe Sygnum Bank AG.
Ndërsa në takimin me Dr.Asgar Brockmeyer, zëvendëskryeshef ekzekutiv i Grupit Stadler Rail, duke theksuar mundësitë dhe potencialin për investime në Kosovë, Kryeministri Kurti foli për qëllimin e Qeverisë për ndërtimin e infrastrukturës cilësore që redukton kohën dhe koston e udhëtimit për njerëzit dhe mallrat. Po ashtu, lidhur me integrimin e rajonit, kryeministri veçoi hekurudhën ndërmjet Prishtinës dhe Durrësit në Shqipëri.
Dr. Brockmeyer potencoi gatishmërinë e Stadler Rail për të bashkëpunuar dhe shkëmbyer ekspertizën e tyre në hekurudha me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe ministrinë e linjës. Ai bëri të ditur se përfaqësuesit e Stadler Rail së shpejti do të vizitojnë Kosovën për shkëmbime të mëtejshme.
Në takimin me kryetarin e Bordit të SELISE (Secure Link Services AG), Kurt Weber, kryeministri Kurti theksoi veçanërisht potencialin e madh dhe gjithnjë në rritje të të rinjve të angazhuar në sektorin e teknologjisë së informacionit.
Kryeministri Kurti dhe Weber nënshkruan një letër qëllim, nëpërmjet së cilës Qeveria e Republikës së Kosovës dhe SELISE, në formë të shkruar shprehin interesimin e përbashkët për të promovuar të bërit biznes në Kosovë dhe të mbështetur Republikën e Kosovës në kontekstin e transformimit digjital.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
Ylli Doko zgjidhet kryetar i FDP të Bassersdorf-it Në mbledhjen gjenerale në fillim të qershorit, anëtarët e FDP-së së Bassersdorf’it njëzëri e zgjodhën Ylli...
-
BE zgjat skemën e Roaming-ut edhe për 10 vjet të tjera
-
Fehr, megjithatë, nuk do të vizitojë Alba Festivalin
-
Avni Orllati, në listën e 30 migrantëve që kanë krijuar ndërmarrje në Zvicër
-
Fehr pas kritikave rreth Alba Festivalit: Kam raporte të mira me shqiptarët, ndihem e mirëpritur në festival
Jeta në Zvicër
-
Ylli Doko zgjidhet kryetar i FDP të Bassersdorf-it Në mbledhjen gjenerale në fillim të qershorit, anëtarët e FDP-së së Bassersdorf’it njëzëri e zgjodhën Ylli...
-
Cyrihu, qyteti më i shtrenjtë evropian për të jetuar e punuar për punëtorët e huaj
-
Fehr, megjithatë, nuk do të vizitojë Alba Festivalin
-
Kreu i Ushtrisë Zvicerane viziton trupat e Swisscoy-t në Kosovë
-
Ascona
Ascona, një qytet simpatik që të lë shumë shije