Kriza në Ukrainë
58 mijë krime të mundshme ruse po hetohen në Ukrainë
Dhjetë muaj pas pushtimit rus në Ukrainë prova të shumta tregojnë se trupat e Kremlinit kanë zhvilluar luftë totale, duke mos respektuar ligjet ndërkombëtare që rregullojnë trajtimin e civilëve dhe sjelljen në fushën e betejës.
Ukraina po heton më shumë se 58 mijë krime të mundshme lufte ruse, vrasje, rrëmbime, bomba dhe sulme seksuale.
Raportimi nga Associated Press dhe kanali televiziv amerikan PBS, i regjistruar në një bazë të dhënash publike, ka verifikuar në mënyrë të pavarur më shumë se 600 incidente që duket se shkelin ligjet e luftës.
Disa nga ato sulme ishin masakra që vranë dhjetëra apo qindra civilë dhe në tërësi mund të llogariteshin për mijëra krime individuale lufte.
Siç tha për AP Karim Khan, kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë, “Ukraina është një skenë krimi”, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë që autoritetet kanë grumbulluar një sasi marramendëse provash dhe konflikti është ndër më të dokumentuarit në historinë njerëzore, ata nuk kanë gjasa të arrestojnë shumicën e atyre që i kryen këto krime.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













