Literaturë
6 librat e biznesit që nuk duhen humbur
Kjo listë e shkurtër përfshinë plot emra prestigjiozë dhe tituj intrigues që nuk duhen humbur këtë vjeshtë.
Kemi hyrë në çerek-vitin e fundit të 2022-it, që do të thotë se libër-dashësit kanë dy gjëra për të cilat ia vlen të gëzohen. Së pari, fundi i vitit sjell me vete listat ‘best-of’ që janë plot me sugjerime rreth librave, filmave e intervistave më të mira të viti dhe së dyti, kjo stinë sjell me vete temperaturat e ulëta, që do të thotë më tepër kohë për tu strukur diku ngrohtë, me një gotë kakao, gati për t’i shijuar të gjitha këto rekomandime.
Me këtë rast, Financial Times së bashku me McKinsey kanë marrë shkas të publikojnë listën e tyre të personalizuar të sugjerimeve për librat e biznesit më të mirë, që sipas tyre ja vlejnë të lexohen para përfundimit të vitit. Sipas kryeredaktores së Financial Times, Roula Khalaf, kjo listë përfaqëson libra që trajtojnë çështjet më emergjente me të cilat përballet sot biznesi, ndërsa homologia e saj në McKinsey, Virgina Simmons shprehet se këta tituj ‘ofrojnë këndvështrime tërheqëse dhe bindëse ndaj botës së biznesit modern, diskutimeve të ngrohjes globale si dhe një të ardhmeje më të qëndrueshme e gjithë-përfshirëse.’
1 – Bota në Shitje (The World for Sale nga Javier Blas dhe Jack Farchy)
Ky libër nga dyshja e ish-gazetarëve të FT, tregon historinë se si një grup shtëpish burse globale udhëhoqën bum-in e madh të tregut të aksioneve. Ndër shumë kritika pozitive, njëra prej tyre insiston se, “Nëse keni interesin më të vogël të mësoni se si u ndërtua bota moderne, nga kush dhe me ç ‘kosto, atëherë ky libër është për ju.”
2 – Perandoria e Dhimbjes (Empire of Pain nga Patrick Radden Keefe)
Ky libër është përshkruar nga kritikët si gozhdues, në të njëjtën kohë edhe tërbues. Ai ka qenë best-seller në New York, gjithashtu edhe pjesë e listës së librave të preferuar këtë verë, nga ish-presidenti amerikan Barack Obama. Libri ‘eksploron lidhjet mes familjes Sackler dhe epidemisë globale të varësisë ndaj opiatëve, me anë të ngritjes dhe fundosjes së Purdue Pharma – një kompani e themeluar nga dy vëllezërit Sackler dhe familjet e tyre.”
3 – Bashkëbisedimi (The Conversation nga Robert Livingston)
Një psikolog social i mirënjohur i Harvard, “shqyrton mënyrat se si mund t’i kthejmë diskutimet e vështira rreth racizmit dhe ngjyrës së lëkurës, në zyrë dhe në shoqëri, në një promovim kuptimplotë të ndryshimit dhe drejtësisë”.
4 – Lufta e Re Klimaterike (The New Climate War nga Michael E. Mann)
Një ekspert i klimës shpalos argumentet e tij ‘kundër in-aktivizimit klimaterik, duke parashtruar edhe një listë masash sistematike që mund të vihen në punë për të luftuar problemin global të ndryshimeve klimaterike,” – thotë FT. Ky libër është rekomanduar nga personalitet të ndryshme nga Bill Nye tek Leonardo DiCaprio.
5 – Kështu më Thanë se Vjen Fundi i Botës (This Is How They Tell Me the World Ends nga Nicole Perlroth)
Titulli i këtij libri mund të duket paska kontrovers, por The New Yorker insiston se ai nuk duhet humbur duke e quajtur “pak si John le Carré dhe shumë më tepër si Michael Crichton.” FT flet me superlativa rreth analizës që bëhet në këtë libër ndaj “kërcënimit të luftës së armëve, mes kriminelëve kibernetikë, spiunëve dhe hakerave që luftojnë për të infiltruar sistemet esenciale kompjuterike.”
6 – Aristokracia e Talentit (The Aristocracy of Talent nga Adrian Wooldridge)
Ky libër nga gazetari dhe historiani Adrian Wooldridge, ofron një “analizë të qenësishme të fushatave kundër meritokracisë” si dhe “shtron tezën kontroverse që mund të na çojë drejt ringjalljes së konkurrencës së bazuar tek talenti,” – sipas FT.
E-Diaspora
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999” Mjetet nga shitja e librit do të përdoren për krijimin e një faqeje interneti në të...
-
Tryezë e rrumbullakët në Lozanë
“Inxhinierët Shqiptarë të Zvicrës” flasin me profesionalizëm për krizën e mungesës së talenteve në Zvicër
-
“Ballë për ballë”, një perspektivë shqiptare në podiumin ndërkombëtar të fotografisë
-
Angli: Policia i gjen shqiptarit 8.000 mesazhe për shitje kokaine
-
Qarkullonte me drogë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Pritje në Kantonin Obwalden për Konsullin e Kosovës në Cyrih Shefi i Konsullatës, Vigan Berisha është pritur nga drejtori i ekonomisë në Qeverinë e Kantonit, Othmar...
-
3.5 milionë zviceranë janë të varur nga telefonat inteligjentë
-
Çmimet e parkimit në Zvicër po rriten më shpejt se inflacioni
-
Vizat Shengen, vetëm në formë dixhitale
-
Zvicër: Fondet e papunësisë do të rimbursohen vetëm me shpenzimet reale