Lajme
6 vende tentuan të manipulonin rezultatin në Eurovision
Votimi nuk ishte aq i drejtpërdrejtë sa duket

Ukraina u shpall fituese në Eurovision, pasi grupi përfaqësues përmbysi rezultatin duke dalë në vendin e parë me votat që mori nga publiku. Në vendin e dytë u rendit Mbretëria e Bashkuar, ndjekur më pas nga Spanja. Suedia dhe Serbia, plotësuan Top 5.
Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) iu desh të hiqte votat e 6 vendeve pasi kishte vërejtur “modele të parregullta votimi”.
Ato u zëvendësuan nga një rezultat i përmbledhur, i bazuar në vendet me modele të ngjashme votimi si në gjysmëfinalen e dytë, ashtu edhe në finalen e madhe.
Votat nga Azerbajxhani, Gjeorgjia, Mali i Zi, Polonia, Rumania dhe San Marino u zëvendësuan të gjitha me rezultatin e ri.
EBU lëshoi një deklaratë gjatë finales së madhe, para se të fillonte të niste segmenti i votimit, përmes së cilës bënte me dije se disa vende kishin tentuar të manipulonin rezultatin.
“Në mënyrë që të jetë në përputhje me udhëzimet e votimit të konkursit, EBU punoi me partnerin e saj votues për të llogaritur një rezultat të përgjithshëm zëvendësues për secilin vend në fjalë si për gjysmëfinalen e dytë ashtu edhe për finalen e madhe (llogaritur në bazë të rezultateve të vendeve të tjera me të dhëna votimi të ngjashme), përcjell Albinfo.ch.
Ky proces u pranua nga Monitoruesi i Pavarur i Votimit. EBU e merr jashtëzakonisht seriozisht çdo përpjekje të dyshuar për të manipuluar votimin në Eurovision dhe ka të drejtë t’i heqë këto vota në përputhje me Udhëzimet Zyrtare të Votimit, pavarësisht nëse vota të tilla mund të ndikojnë apo jo në rezultatet dhe/ose rezultatin të votimit”, thuhej në deklaratë.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
Mërgimtarët vazhdojnë të paguajnë policën e sigurimit, premtimi i Qeverisë mbetet bosh Mërgimtarët të revoltuar me qeverinë, paguajnë policën e sigurimit në çdo hyrje...
-
Përleshje e dhunshme e shqiptarëve në aeroportin Italisë, 8 të arrestuar
-
FC Kosova Cyrih fitues i Kupës së Unionit në Zvicër për vitin 2022
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane zgjeron ekipin e tij
-
Afaristi dhe humanisti Argtim Hani, nderohet me çmimin “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Çmimi i biletave të fluturimit do të vazhdojë të rritet Sikur fluturimet e anuluara dhe kaosi në aeroporte të mos shkaktojnë mjaft probleme udhëtimi, fluturimi po...
-
Zvicra kërkoi të miratojë vaksinën anti-Omicron
-
Moti i kësaj jave në Zvicër është me reshje shiu
-
Zvicër: Do të ketë anulimet të fluturimeve nga kjo kompani
-
Kanabisi në Zvicër: Çka ndryshon nga 1 gushti