Lajme
60 mjekë e infermierë të tjerë shqiptarë nisen drejt Italisë
Shqipëria ka dërguar drejt Italisë kontingjentin e dytë të bluzave të bardha për t'i ardhur në ndihmë shtetit fqinjë në luftën kundër COVID-19.
Nga aeroporti i Rinasit mesditën e së hënës janë nisur drejt Italisë 60 infermierë për të dhënë kontributin e tyre për përballimin e situatës së pandemisë së coronavirusit.
Disa prej tyre janë të punësuar në institucione shëndetësore në Shqpëri, por ka edhe nga ata që nuk ishin punësuar ende.
Vendimi i tyre për t’u regjistruar dhe për të shërbyer në spitalet e Italisë, shpeshherë është kundërshtuar nga familjarët e tyre për shkak të rrezikut të infektimit. Por ka edhe nga ato infermierë që kanë marrë edhe miratimin e familjes.
Kjo është ndihma e dytë që Shqipëria dërgon në Itali sa u takon bluzave të bardha, ku më herët u dërguan 30 infermierë.
Italia është një nga shtetet më të prekura nga COVID-19, ku deri tani janë shënuar mbi 23 mijë viktima, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rekord i ri i krimeve të motivuara politikisht në Gjermani Vitin e kaluar në Gjermani numri i krimeve të motivuara politikisht të raportuara në polici arriti...
-
Itali: Shqiptari goditi me çekiç bashkëshorten, arrestohet nga policia
-
Xhaka-Gjimshiti nesër përballen për trofeun e Europa League
-
Muharrem Salihu, i gatshëm për deputet në Parlamentin Evropian
-
Inteligjenca e mërgimtarit shqiptar vlerësohet lart, kualifikohet në finalen e kampionatit të matematikës
Jeta në Zvicër
-
Studiuesit zviceranë zbulojnë çokollatë më të shëndetshme dhe më të qëndrueshme Shkencëtarët në institutin federal të teknologjisë ETH Cyrih kanë zhvilluar një lloj të ri çokollate që...
-
Zviceranët humbasin punën mesatarisht dy javë në vit
-
Zvicra fton Xhemailin në ndeshjet kualifikuese për Evropian
-
Testi, i detyrueshëm për ukrainasit që duan të vazhdojnë vozitjen në Zvicër
-
Migros do të largojë 150 punëtorë nga pika në Cyrih