Koronavirusi: çast pas çasti
600 mijë viktima nga koronavirusi në botë
Numri i viktimave globalisht nga koronavirusi u rrit në 600 mijë, pasi vendet e ndryshme të botës raportuan rritje të rasteve të reja.
Sipas mediave të huaja, së fundmi Hong Kong-u paralajmëroi për një ringjallje të koronavirusit, derisa nxori edhe rregulla të ashpra për bartjen e maskave.
Vendi më i goditur në botë nga koronavirusi është SHBA-ja me 3.7 milionë raste dhe 140 mijë viktima.
Në vendin e dytë radhitet Brazili, me 2 milionë të infektuar dhe thuhet se 78 mijë njerëz kanë ndërruar jetë, pasuar me Indinë, e cila raportoi 1 milion të infektuar, përcjell albinfo.ch.
Shqetësimet mbi pandeminë po rriten, ndërkohë thuhet se sëmundja po “ringjallet” kohëve të fundit, ndërkaq ditë më parë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se situata do të përkeqësohet secilën herë e më shumë, nëse vende nuk zbatojnë masat paraprake.
Kujtojmë se numri i përgjithshëm i rasteve nga koronavirusi në botë u rrit në 14.3 milionë.
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Ekonomia zvicerane mbetet ndër më të qëndrueshmet në Evropë Ekonomia e Zvicrës vazhdon të konsiderohet një nga më të qëndrueshmet dhe më konkurrueset në Evropë,... -
Të rinjtë zviceranë po përdorin inteligjencën artificiale për mbështetje psikologjike -
Zvicra dënon përdorimin e forcës në Lindjen e Mesme -
Referendumi për imigracionin në Zvicër: A do të mund të votojnë të huajt? -
Tragjedia në Kerzers: Në autobus ishin 9 persona, 3 të plagosur














