Lajme
73 rastë të korrupsionit po hetohen nga prokuroria speciale
Prokuroria Speciale e Kosovës po punon në 73 raste të korrupsionit të profileve të ndryshme. Një numër i konsiderueshëm zyrtarësh të Qeverisë së Kosovës, si ministra, ish-ministra, sekretarë permanentë, shefa prokurimesh e menaxherë ndërmarrjesh publike, janë në procedura hetimore për vepra penale të krimit të organizuar, ryshfetit, keqpërdorime të detyrës zyrtare, kontrata të dëmshme ekonomike e vepra të tjera penale.
Burime brenda kësaj Prokurorie, i kanë thënë “Kohës Ditore” se rastet më të mëdha, në të cilat janë fokusuar hetimet janë rasti i ish-ministrit të Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës, Fatmir Limaj, rasti i zyrtarëve të Bankës Qendrore në krye me ish-guvernatorin Hashim Rexhepi, rasti i vreshtarisë së Suharekës, për të cilën është i dyshuar kryetari i Komunës së Suharekës, Blerim Kuçi, e ai i PTK-së që ka të bëjë me “Z-Mobile” etj. Sipas këtyre burimeve, disa nga këto 73 raste janë në fazën finale dhe pritet të rezultojnë shpejt me ngritje të aktakuzave dhe nisjen e gjykimeve.
E-Diaspora
-
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës Ajo që pak njerëz e dinë është se për 20 vjet, ka pasur një replikë pothuajse... -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër
Jeta në Zvicër
-
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë Fillimisht ata u kapën me sasi të vogla droge por gjatë bastisjeve të mëvonshme në shtëpi,... -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s














