Kosova
77-vjeçari me koronavirus kishte ardhur nga Italia
77-vjeçari i prekur nga koronavirusi është banor i komunës së Vitisë
Ai kishte ardhur me familje gjatë këtij muaji nga Italia, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Rasti i dy të prekurve nga koronavirusi është konfirmuar edhe nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vitisë, Basri Aliu, tha se 77-vjeçari ka ardhur nga Italia në fillim të këtij muaji.
“Në bazë të informatave që i kemi nga familjarët e tij, nuk po mund të japim informata të sakta, dikund ka hyrë më 5 mars në Kosovë prej Italisë. Mbrëmë në orët e vona është paraqitur në emergjencë të Vitisë, mjekët kanë dyshuar dhe e kanë përcjellë për në Gjilan”, tha Aliu.
Ai shtoi se ende nuk është në dijeni për personat apo familjen e 77-vjeçarit nëse është izoluar apo jo.
“Sa për familje nuk kemi ende në informacion, sepse deri tash nuk kemi marrë informacion zyrtar. Na këtu në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare i kemi ndërmarrë të gjitha masat e tona, domethënë objekti ku ka qenë pacienti ka qenë i boshatisur dhe është bërë dezinfektimi i tij sot pasdite. Ndërsa stafi mjekësor që ka qenë prezent kanë qenë në karantinë, prej nivelit qendror reagimet kanë qenë të ngadalshme në këtë rast”, tha Aliu.
Sipas Aliut ende nuk dihet në lidhje me raportin e analizave te stafit të mjekëve që kanë kontrolluar 77-vjeçarin.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës Dega e Lufthansa-s i joshi asistentët e fluturimit me një bonus për largimin. Tani ka edhe... -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane














