Kosova
8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas
Nderim e mirënjohje për të gjitha gratë e vajzat shqiptare në diasporë
Kjo ngjarje zë fill më 8 mars 1857, kur rrobalarëset e New Yorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre në punë, përcjell albinfo.ch.
100 gra nga shumë vende evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagë të Danimarkës, nën kryesinë e Clara Cetkinit, vendosën që 8 marsi të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Grave.
Asokohe pati mjaft marshime, protesta të greva, por asnjë prej tyre nuk u zhvillua më 8 mars. Kjo datë do të shfaqet vetëm në vitin 1914 dhe, sipas gjasave, u caktua atë vit pasi qëllonte e diel, ndërsa tre vjet më vonë, gratë ruse dolën nëpër rrugë të dielën e fundit të shkurtit, së cilës, në kalendarin gregorian i korrespondonte data 8 mars, gjatë asaj që do të njihej si protesta e bukës dhe paqes. Vetëm në vitin 1975 Kombet e Bashkuara do ta nisnin ta festonin përfundimisht Ditën e Gruas në këtë datë. Prej dekadash të tëra, kjo ditë vazhdon të kujtohet përmes protestave.
Për nder të kësaj dite, nënave dhe grave u jepen dhurata të ndryshme, ku dhurata më e shpeshtë është lulja, e cila ka simbolin e respektit dhe dashurisë.
Kosova të drejtën e gruas e ka të garantuar me ligj, ku në shumë institucione shtetërore, pjesëmarrja e gruas është e përcaktuar me ligje.
E-Diaspora
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada Tenori i njohur nga Kosova, Ramë Lahaj, do të jetë në Toronto në kuadër të aktiviteteve...
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
-
Katër mërgimtarët që udhëtuan nga Zvicra në Strugë me biçikletë
-
Kosovë: Në 11 komuna shtyhet regjistrimi i popullsisë deri më 24 maj, për diasporën deri 31 gusht
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
Jeta në Zvicër
-
Rrëshqitja e shkëmbinjve në Brienz: A ekziston një kërcënim? Fshati malor Graubünden i Brienz ishte jashtëzakonisht me fat gjatë rrëshqitjes së dheut në verën e...
-
Gotthard, mbi 20 kilometra bllokime trafiku
-
Zvicër: Rastet e kollës te fëmijët, shumë të shpeshta
-
A do të largohet selia e FIFA-s nga Zvicra?
-
Shqetësime për planet zvicerane të transportit nëntokësor të mallrave