Lajme
80 % më pak udhëtarë në trenat zviceranë, për shkak të koronavirusit
Transporti publik, me trena dhe autobusë, është redukuar të enjten edhe një herë. Ishte ky hapi i tretë i uljes, i njoftuar nga SBB dhe Postauto Zvicër
Që nga shpërthimi i epidemisë së koronavirusit dhe shpallja e masave të kufizimit të lëvizjes nga Këshilli Federal, ka rënë ndjeshëm trafiku në rrugët zvicerane, njofton srf.ch.
Aktualisht ka për rreth një të tretën më pak automjete në rrugë se zakonisht.
Vëllimi mesatar i trafikut në rrugët nacionale në ditë, aktualisht është midis 60 dhe 70 për qind të vlerës së zakonshme, tregojnë shifrat aktuale nga Zyra Federale e Rrugëve (Astra). Në disa pjesë të autostradave, rënia e qarkullimit të automjeteve është edhe më e madhe, transmeton albinfo.ch. Trafiku, të shtunave dhe të dielave ka shënuar rënie veçanërisht të madhe
Ndërsa transporti publik, me trena dhe autobusë, është redukuar të enjten edhe një herë. Ishte ky hapi i tretë i uljes, i njoftuar nga SBB dhe Postauto Zvicër. Prandaj është me rëndësi që para se të ndërmerrni një udhëtim me transportin publik të konsultoni orarin online, të llogaritur “nga dera në derë”, përcjell albinfo.ch.
Kjo, për faktin se është prekur edhe transporti rajonal, ka thënë zëdhënësi i SBB-së Martin tha Meier për agjencinë e lajmeve SDA Keystone.
Deri më tani, reduktimet në orar po ecin mirë. Për shkak të krizës së koronavirusit, kërkesat për të shfrytëzuar trenat e SBB kanë rënë deri në 80 për qind. Sipas Meier, mund të pritet një ulje e mëtejshme e frekuencës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Më 7 prill, edicioni i tretë i panairit të librit shqip në SHBA Në datën 7 prill 2024, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë do të hapë edicionin e tretë...
-
‘Vallja kosovare’ jehon në Universitetin e Gjenevës (Video)
-
Iu gjet drogë në shtëpi, arrestohet shqiptari në këtë shtet
-
Pesë Asamblistë të Cyrihut kërkojnë nga komuna t`i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhje e mbeturinave
-
Blick: Shaqiri dëshmon sërish pse Zvicra nuk mundet pa të
Jeta në Zvicër
-
Zvicra është burimi më i madh i çokollatës në BE Më shumë se një e treta e të gjithë çokollatës së importuar në BE në vitin...
-
Trafiku i dendur edhe sot, bllokohen autostradat zvicerane
-
‘Vallja kosovare’ jehon në Universitetin e Gjenevës (Video)
-
Iniciativat zvicerane synojnë t’i japin fund diskriminimit të çifteve të martuara
-
Ortekët kanë mbytur 14 persona në Zvicër këtë dimër