Kosova
96 kosovarë të kthyer nga Dyseldorfi në Kosovë do të izolohen për 14 ditë
Pasditen e sotme në Aeroportin e Prishtinës kanë mbërritur 96 shtetas kosovarë, të cilët ishin nisur nga Dyseldorfi i Gjermanisë.
Të njëjtit, pasi që do t’u nënshtrohen kontrolleve mjekësore në aeroport, do të dërgohen në Qendrën e Studentëve, hapësirë kjo që po shërben si karantinë, ku do të qëndrojnë për 14 ditë.
Këta udhëtarë kanë arritur në Kosovë në orën 14 e 50, ndërsa në terminal janë pritur nga ekipet mjekësore dhe nga autobusët e FSK-së.
Shefi i kabinetit të ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Alban Zogaj, për KosovaPress tha se të gjithë udhëtarët do të transportohen me autobusët e FSK-së për në Qendrën e Studentëve.
“Po udhëtojnë 96 shtetas të Kosovës, të cilët po priten nga ekipet mjekësore, por gjithashtu edhe nga autobusët e FSK-së. Prej Aeroportit të Prishtinës do të transportohen në mënyrë të organizuar direkt në qendrën e karantinës, e cila është tek Qendra e Studentëve në Prishtinë”, tha ai.
Ai deklaroi se për sot është vetëm ky fluturim, ndërsa ditëve të tjera tha se do të shohin nëse do të lëshojnë leje.
“Vetëm një fluturim për sot është i lejuar me leje të veçantë, nuk presim tjetër fluturim për sot. Gjatë ditëve të tjera në vijim do të shohim çfarë leje do të japim. Jemi në koordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Punëve të Jashtme”, tha ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin Disa ditë të tjera të nxehta janë të mundshme, por në përgjithësi, këto temperatura ekstreme kanë... -
Bazeli, qyteti më i nxehtë në Zvicër gjatë valës së të nxehtit -
Paga mesatare në Zvicër u rrit në 87 mijë franga në vit -
Cyrih: “Shtëpia e Operas për të Gjithë” tërheq 15,000 vizitorë -
Zwillikon: Policia zbulon lojëra të paligjshme të fatit në lokalin e kosovarit














