Integrimi
Arnold Gjergjaj sonte bokson kundër numrit 1 të Kroacisë
Boksieri shqiptaro – zviceran i peshës së rëndë, Arnold Gjergjaj, do të ngjitet sonte (e shtunë) në ring për të luftuar kundër boksierit më të mirë të Kroacisë, Marino Goles. Meqi i boksit do të zhvillohet në Umweltarena, në Spreitenbach të Zvicrës, ndërsa do të jetë vetëm në 8 runde.
Goles aktualisht renditet si boksieri më i mirë i peshës së rëndë në Kroaci, edhe pse në katër ndeshjet e fundit ka pësuar humbje.
Por, për të mos i ndodh asgjë e papritur, Arnoldi është përgatitur maksimalisht për të fituar edhe këtë ndeshje. “Arnold, “The Kobra”, Gjergjaj është gati për sfidën e radhës. Në ring do të sfidojë numrin 1 të Kroacisë, Mario Goles. Për të gjithë të pranishmit kemi përgatitur një Vip Zone, ku së bashku shpresojmë të kalojmë moment të bukura. Ju ftojmë të merrni pjesë prej orës 20.30”, shkruan në një njoftim për simpatizantët e Arnoldit, Anton Gjergjaj, vëllai dhe menaxheri i Arnoldit, raporton albinfo.ch.
Për 31-vjeçarin Gjergjaj kjo është ndeshja e parë pas mbrojtjes së titullit evropian në qershor ndaj rusit Denis Bachtow, i cili zgjati 12 runde. Edhe pse në atë kohë Arnoldi, i njohur si “The Cobra”, në rundin e katërt e kishte thyer dorën, ai vazhdoi deri në fund, duke e mposhtur kundërshtarin.
Gjergjaj deri më tash ka një bilanc 100 %, pra ka të zhvilluara 28 ndeshje pa asnjë humbje, ndërsa 20 ndeshje i ka përfunduar para kohe. Sipas webfaqes boxrec.com, Gjergjaj renditet boksieri i 29-të në ranglistën botërore, ndërsa Goles gjendet i 150-ti.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën















