Lajme
Arrestohen dy deputetë opozitarë, Topalli e Haxhiu
Policia e Kosovës ka arrestuar deputetin Faton Topallin i cili ka nënshtetësi zvicerane dhe Albulena Haxhiun, nën dyshimin se kanë hedhur gaz lotsjellës brenda Kuvendit
Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy deputetët e fundit që ishin në arrati, Faton Topallin, i cili ka edhe nënshtetësi zvicerane dhe Albulena Haxhiun, të cilët akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës brenda ambientit të Kuvendit të Kosovës. Derisa Topalli u arrestua brenda objektit të Kuvendit, Haxhiu është arrestuar rrugës për Gjilan.
Arrestimi i këtyre dy deputetëve, që i përkasin grupit më të madh opozitar, Lëvizjes Vetëvendosje, ka shqetësuar partitë opozitare të cilat arrestimin e deputetëve e quajnë “burgosje politike”.
Sipas Vetëvendosjes, Faton Topalli është arrestuar brenda Kuvendit, derisa po kryente detyrat e veta legjislative. Sipas LVV, ky është vazhdim i represionit të pushtetit, kundër subjekteve opozitare. “Edhe ky veprim është i pa pranueshëm, dhe si i tillë vetëm sa do të rritë gatishmërinë e opozitës për të vazhduar rrugën e kundërshtimit të marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën”, konsideron Vetëvendosje.
Vetë Topalli ka shkruar në rrjetin facebook, se ai është ndaluar në Kuvend nga Policia, e cila “nuk po më lë t’i kryej detyrat që më takojnë si deputet”.
“Tani policia nuk më lë të dal nga Kuvendi. Nuk më thanë asnjë arsye pse nuk mund të dal. Momentalisht jam i arrestuar brenda Kuvendit. Kryeministri Isa Mustafa po feston një vjetorin e pushtetit të tij përmes arrestimit të deputetëve të opozitës. Po në rrugën tonë për Republikën e Kosovës nuk mund të na ndal askush”, ka shkruar Topalli.
Ndërkaq, deputetja Albulena Haxhiu është arrestuar rrugës për Gjilan dhe është dërguar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës. Këtë e ka konfirmuar Nazlie Balaj e cila ishte e shoqëruar me Haxhiun në momente e arrestimit.
Me arrestimin e këtyre dy deputetëve, ka shkuar në shtatë numri i deputetëve të opozitës që janë paraburgosur apo janë dënuar më arrest shtëpiak, nën dyshimin se kanë hedhur gaz lotsjellës apo janë munduar ta kontrabandojnë gazin brenda Kuvendit. Rebelimi i opozitarëve ka ardhur pas nënshkrimit të marrëveshje të fundit nga Qeveria, njërën me Serbinë për Asociacionin e komunave serbe dhe tjetrën për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Opozita po kërkon tërheqjen e nënshkrimit nga këto dy marrëveshje.
E-Diaspora
-
Gjermani/Francë
Sot u jepet lamtumira e fundit dy vajzave shqiptare nga diaspora që humbën jetën në aksidente tragjike 20-vjeçarja Rina Krasniqi, e cila humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani, dhe mërgimtarja tjetër... -
Pranvera Hyseni solli nga SHBA një teleskop dhe e dhuroi në Ditën Ndërkombëtare të Asteroidëve -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve -
Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden -
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Pasaporta zvicerane, ndër më të fuqishmet në botë për vitin 2026 Pasaporta e Zvicrës në mesin e më të fuqishmeve në botë... -
Nxirret në shitje vila luksoze buzë liqenit në Zvicër, kushton 5.5 milionë franga -
Xhaka renditet i treti në Botëror për pasimet më të shumta drejt sulmit -
Korriku sjell rregulla të reja në Zvicër -
Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden












