Jeta në Zvicër
Nëntori, me numër rekord kontrabanduesish, shumica nga Kosova
Deri në fund të nëntorit roja kufitare zvicerane ka regjistruan gati dy herë më shumë kalime ilegale. Nëntori është muaji i ri rekord. Dhe rojat kufitare kapën më shumë kontrabandues si kurrë më parë.
Vetëm në nëntor rojat kufitare zvicerane kapen 4335 persona me qëndrim ilegal.
Në përgjithësi, roja kufitare zvicerane deri në fund të nëntorit kapen 27.672 persona me qëndrim ilegal. Bëhet fjalë për pothuajse dy herë më shumë se sa në vitin e kaluar, që ishin vetëm 14.265. Arsyeja për këtë thuhet të jetë fluksi nga kriza e refugjatëve.
Pika e nxehtë mbetet kufiri lindor zviceran. Atje numrat u rriten nga 1562 në tetor, në 1717 në nëntor.
Edhe kufiri verior është duke përjetuar një bum të vërtetë. Në veri-perëndim brenda një muaji gati është trefishuar numri i refugjatëve, nga 505 deri 1306 persona. Edhe në verilindje shifrat u rriten nga 86 deri në 481 persona.
“Ne jemi duke hasur gjithnjë e më shumë njerëz, veçanërisht shtetas afganë që vijnë nga Gjermania, duke bërë përpjekje për të hyrë në Zvicër”, thonë zyrtarët për Blick, përcjell albinfo.ch. Gjermania ka përkeqësuar kushtet e azilit vetëm për afganët.
Në Ticino, rojat kufitare kapen vetëm 336 emigrantë të paligjshëm në nëntor. Në qershor, Ticino numëronte 1.835 persona me qëndrim të paligjshëm.
Si një nga arsyet për rënien thuhet të jenë “kushtet meteorologjike në Mesdhe, të cilat e bëjnë kalimin më të vështirë”.
Megjithatë, pjesa italiane e Zvicrës, Ticino, gjatë gjithë vitit kishte pranuar më së shumti refugjatë, 10.475.
Sa i përket vendeve të origjinës të refugjatëve që kanë shkelur në tokën zvicerane, eritreanët me 5157 persona janë ende në krye të listës.
Por, afganët kanë zënë hapin, me 4861 persona në vendin e dytë. Pastaj vijnë sirianët. Afganët dhe sirianët vijnë kryesisht nëpërmjet kufijve verior dhe lindor në Zvicrës.
Eritreasit, qytetarët nga Somalia dhe gambianët vijnë nëpërmjet Ticinos.
Numri i dëbimeve nga rojat kufitare është rritur ndjeshëm. Deri në fund të nëntorit janë regjistruar 5900 raste. Gjatë gjithë vitit 2014 ka pasur vetëm 3589.
Roja kufitare kanë regjistruar një rekord të ri me kontrabaduesit! Deri në fund të nëntorit janë regjistruar 414 raste të dyshuara. Gjatë gjithë vitit të kaluar kanë qenë vetëm 384, në vitin paraprak vetëm 211.
Shumica e kontrabanduesve vijnë nga Kosova (54), pastaj vijnë nga Eritreja (47) dhe Siria (46). Megjithatë, edhe 32 zviceranë kanë qenë të dyshuar për kontrabandë.
“Sa më shumë refugjatë janë në lëvizje, aq më shumë njerëz janë aktivë në biznesin e tyre si kontrabandues, duke përfituar nga vuajtjet e emigrantëve”, thonë për blick autoritetet kufitare, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin Emërimi në shoqatën prestigjioze në Varshavë vjen si vlerësim për interpretimet e saj të suksesshme të... -
Ambasadori Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës -
Haxhiu – mërgimtarëve: Kosova ju pret me zemër të hapur, mirë se vini në shtëpi -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër: Dr. Imer Hajdari la pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të pacientëve
Jeta në Zvicër
-
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë Partia argumenton se spitalet, shkollat dhe shtëpitë e kujdesit nuk duhet të përballen me procedura të... -
Trafiku në Zvicër rritet me rritjen e kostove -
Gjenevë: Ndalohet shitja e cigareve elektronike, në pritje të një vendimi përfundimtar nga sistemi federal i drejtësisë -
Nëntë kilometra bllokim trafiku në Portalin Verior të Gotthardit -
Zvicra i bashkohet paktit të blerjes së municioneve të NATO-s














