Bota
Pas Suedisë, edhe Danimarka do të vendos kontrollet kufitare
Kryeministri i Danimarkës ka thënë se veprimi që ka ndërmarrë Suedia mund të sjellë si pasojë futjen e kontrolleve kufitare të Danimarkës edhe me Gjermaninë
Fillimi i zbatimit nga Suedia të kontrollit sistematik të pasaportave në kufirin e saj me Danmarkën, ka bërë efektin domino: është Danimarka ajo që tash kërcënon me kontrolle pasaportash ata që hyjnë nga kufiri i saj jugor, gjegjësisht nga Gjermania.
Kontrollet e pasaportave në kufirin gjermano-danez po bëhen sipas kryeministrit të Danimarkës Lars Lëke Rasmusen gjithnjë e më shumë të mundshme. “Ne nuk duam të shohim më përsëri refugjatë dhe emigrantë në autostradat tona. Ne duam qetësi dhe rend”, tha kryeministri në fjalimin e tij të Vitit të Ri. Sfondi i fjalëve të tij është paralajmërimi për kontrollet e pasaportave në kufirin danezo-suedez, që kanë filluar nga dita e hënë (04.01). Këto kontrolle i shpalli në mënyrë të njëanshme Suedia për shkak të numrit të madh të refugjatëve që shkojnë atje duke zemëruar vendin e saj fqinjë.
Kryeministri i Danimarkës ka thënë se një veprim i tillë mund të sjellë si pasojë futjen e kontrollove kufitare edhe me Gjermaninë.
Kërcënimi për Vitin e Ri përshtatet me vijën e ashpër të qeverisë daneze. Për shkak të krizës së refugjatëve, kryeministri Rasmussen u shpreh për rishikimin e Konventës së OKB-së për Refugjatët. Nëse numri i refugjatëve vazhdon të shtohet në të njëjtën masë si deri tani, do të vijë momenti kur duhet të diksutojmë në lidhje me “përshtatjen e rregullave të lojës”, tha Rasmussen në TV2. Partia konservatore e djathtë e Rasmusenit “Venstre”, e cila është në pushtet, ka nevojë ndër të tjera për mbështetjen e Partisë Popullore Daneze (DPP), e cila është kundër emigrantëve, shkruan dw.de.
Rasmusen tha në një intervistë për të sqaruar në mënyrë të veçantë janë të drejtat e refugjatëve që aplikojnë për herë të parë për azil. Ai kritikoi në këtë kontekst se Konventa e vitit 1951 ende mundëson që refugjatët edhe pasi kalojnë disa vjet në një azil të parë për të aplikuar për azil në Europë. Bashkimi Evropian duhet të kërkojë një modifikim të Konventës për Refugjatët.
Danimarka i ka shtrënguar në mënyrë drastike kohët e fundit rregullat e azilit. Kështu sipas rregullave të reja refugjatët kanë të drejtë për bashkim familjar vetëm pas tre vjetësh. Përveç kësaj, policia mund t’i kontrollojë azilkërkuesit dhe bagazhet e tyre për para dhe sende me vlerë, me të cilat ata mund të paguajnë qëndrimin e tyre.
Edhe Norvegjia synon ashpërsimin e ligjit për azilin
Danimarka nuk është e vetme me vijën e saj të izolimit. Norvegjia gjithashtu planifikon të ashpërsojë ligjin e azilit. Refugjatët që dëshirojnë të hyjnë aty nga vendi fqinj Suedia apo vendet e tjera të zonës Shengen, në të ardhmen do të refuzohen, njoftoi qeveria e qendrës së djathtë në Oslo. Masa është pjesë e një pakete legjislative që ka për qëllim të kontribuojë për zvogëlimin e numrit të refugjatëve. Këtë vit në Norvegji paraqitën kërkesa për azil rreth 30.000 vetë, shumica e të cilëve kishte hyrë në Norvegji nga Suedia.
Synohet një politikë azili “e cila do të jetë ndër më të rreptat në Evropë,” tha Ministrja për Emigracionin dhe Integrimin, Sylvi Listhaug, për agjencinë e lajmeve NTB. “Kjo është e nevojshme për t’i ndihmuar ata që vijnë tek ne për t’u integruar, tha politikania e partisë populiste të djathtë Partia e Progresit.
Ndër të tjera planifikohet zvogëlimi i ndihmave sociale për azilkërkuesit dhe përshpejtimi i dëbimeve. Po ashtu do të ketë kushte më të rrepta për bashkim familjar dhe për lejen e përhershme të qëndrimit.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41












