Sport
Lorant Sherifi: Jam pjesë e të dyja identiteteve Shqipëri-Zvicër
“Le Temps” i kushton një hapësirë çështjes së shqiptarëve të natyralizuar në Zvicër dhe duelit të futbollit mes dy kombëtareve ku shumë lojtarë shqiptarë do të zbresin në fushë si kundërshtarë.
“Le Temps” ka zgjedhur një të ri me origjinë shqiptare për të dhënë një mesazh të rëndësishëm në një kohë kur po diskutohet gjerësisht çështja e lojtarëve shqiptarë që zgjedhin Zvicrën, por edhe e të rinjve shqiptarë të rritur në Zvicër që zgjedhin Kombëtaren Kuqezi, transmeton supersport, përcjell albinfo.ch.
Lorant Sherifi, 15-vjeçari që aktualisht është pjesë e akademisë së futbollit, Team Haut-Lac është përzgjedhur nga “Le Temps” për të dhënë këndvështrimin e tij në prag të sfidës Zvicër-Shqipëri e vlefshme për Grupin A të Euro 2016.
“Shqipëria është vendi im ndërsa Zvicra vendi që më hapi dyert dhe unë jam pjesë e të dyja identiteteve”, shprehet adoleshenti i cili nuk bie në provokimin e pyetjes se a duhet të kërkojnë falje Shaqiri apo shqiptarët e tjerë që nuk zgjodhën fanellën kuqezi.
“Personalisht mendoj se asnjë lojtar nuk duhet të kërkojë falje për zgjedhjet që bën. Ky është një moment delikat por një lojtari nuk mund t’i mohoet lumturia personale”, shton lojtari i ri shqiptar.
Shkëlzen Gashi, Amir Abrashi, vëllezërit Vullnet dhe Migjen Basha janë vetëm disa prej emrave që kanë vendosur të bashkohen me Shqipërinë por për të riun e intervistuar kjo është një zgjedhje e tyre personale dhe nuk duhet të lëndojë askënd.
“Në përballjen e evropianit unë do të bëj tifo për të dyja skuadrat. Kjo është magjia e sportit. Do të ketë gjithmonë një fitues, ashtu sido të ketë përherë një humbës. Çdokush ka një mendim të ndryshëm për çështje të tilla”, thekson i riu me origjinë shqiptare që jep një mesazh kuptimplotë për një prej çështjeve më delikate të futbollit shqiptar por edhe të atij zviceran gjatë viteve të fundit.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












