CH-Ballkani
Sybille Suter Tejada, ambasadore e re zvicerane në Maqedoni
Në takimin me ambasadoren e sapoemëruar të Zvicrës, Sybille Suter Tejada, presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov, është shprehur i kënaqur me raportet bilaterale dhe të bashkëpunimit mes dy vendeve vitet e fundit.
“Faleminderit për mbështetjen nga Qeveria e Zvicrës, e cila me vite në Maqedoni ka realizuar projekte të shumta në fusha të ndryshme, duke kontribuar në funksionimin më të mirë të institucioneve të caktuara dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve në rajone të caktuara”, tha Ivanov.
Ambasadorja Suter Tejada vuri në dukje se më shumë se dy dekada të dyja vendet kanë marrëdhënie miqësore dhe element kryesor i marrëdhënieve dypalëshe është programi i bashkëpunimit zviceran në Maqedoni.
Në këtë drejtim, ambasadorja Suter Tejada njoftoi se vendi i saj në katër vjetët e ardhshme do të vazhdojë programin e bashkëpunimit me Maqedoninë, ku do të ndahen 71 milionë franga zvicerane.
Zvicra është donatori më i madh bilateral në Maqedoni
“Programi ynë i bashkëpunimit përqendrohet në qeverisjen demokratike dhe decentralizimin dhe në zhvillimin ekonomik. Ajo është projektuar për të mbështetur prioritetet e qeverisë maqedonase në integrimin në strukturat evropiane”, tha ambasadorja Suter Tejeda.
Sybille Suter Tejada vjen në vend të Stefano Llazaroto. Ajo ishte shefe e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (DEZA/SDC) në Amerikën Latine dhe Karaibe.
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot i pranoi letrat kredenciale edhe të ambasadorëve të sapoemëruar të Finlandës, Estonisë dhe të Irlandës.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













