CH-Ballkani
“Babai” shfaqet në Berlinale
Pas kandidimit të filmit “Shok” për “Oscar”, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin (Berlinale) këtë vit do të shfaqet filmi “Babai”.
Filmi i regjisorit kosovar, Visar Morina, do të shfaqet në edicionin e 66-të të Berlinales, në kuadër të programit “Lola at Berlinale”. Filmi do të shfaqet të premten, më 12 shkurt, në orën 16 në kinemanë Zoo Palast, ka njoftuar Qendra Kinematografike e Kosovës.
Filmi “Babai” është një ndër filmat më të suksesshëm të kinematografisë sonë. Aktori Astrit Kabashi, protagonist i filmit, ditë më parë e fitoi çmimin aktori më i mirë në festivalin Angers Film Festival në Francë.
“Babai” tregon rrëfimin e një fëmije të quajtur Nori (Val Maloku), i cili shet cigare bashkë me babain e tij, Gëzimin (Astrit Kabashi), në vitet e nëntëdhjeta, ku babai me çdo mënyrë dëshiron të emigrojë në Gjermani, e i biri bën çdo gjë për të qenë me të.
Marrëdhënia mes babait dhe të birit zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë, për arsye se i biri ka shumë dëshirë të jetë së bashku me babain dhe në të njëjtën kohë duhen të përballen me realitetin e vështirë…
Drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku, është shprehur shumë i lumtur për pjesëmarrjen e këtij filmi në Berlinare. “Një lajm shumë i gëzueshëm për prezantimin e kinematografisë kosovare në njërin ndër festivalet më të mëdha në botë”, ka shkruar Zharku, përcjell “albinfo.ch”.
“Babai” është prodhim i “NikoFilm” nga Gjermania, produksioni “Krusha” nga Kosova, “Skopje Film Studio” nga
Maqedonia dhe “Eaux Vives Productions” nga Franca.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













