E-Diaspora
Rep këngëtari shqiptar, i nominuar në “Swiss Music Awards”
Rep këngëtari Shkëlzen Kastrati, i njohur si Xen, është i nominuar për festivalin më të madh të ndarjes së çmimeve në Zvicër, “Swiss Music Awards”. Këngëtari shqiptar që jeton në Zvicër është në kategorinë për “Best Breaking Act”. Për të njëjtin çmim garojnë edhe këngëtarët Dado dhe From Kid. Ndarja e çmimeve do të bëhet më 12 shkurt, në Hallenstadion në Cyrih.
Sukseset e Xenit janë të njohura për mediet zvicerane. Albumi i tij “Ich Gäge Mich”, i cili doli në shitje vitin e kaluar, ishte për javë të tëra në maje të shitjeve në faqet zvicerane të shitjes online.
Pikërisht më datën 12 shkurt Xeni do të lansojë edhe një këngë të re, ndërsa albumi më i ri i tij do të lansohet më 29 prill të këtij viti, njofton albinfo.ch.
Xeni së bashku me menaxherin e tij, Dardan Demaj dhe producentin Ilir Avdyli, kanë krijuar edhe një label, ku do të prodhojnë këngë edhe për këngëtarë të tjerë të rinj, të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e këtij grupi reperësh muzikorë.
Për të votuar për rep këngëtarin shqiptar Xeni që të fitojë çmimin në kategorinë “Best Breaking Act” në “Swiss Music Awards”, mund ta bëni në këtë faqe: https://swissmusicawards.ch/en/#!/vote
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?















