Jeta në Zvicër
Polakët në Zvicër janë paguar 3.50 franga për një orë pune
Një nënkontraktor polak është prekur nga niveli i ulët i pagave (dumping) në një kantier ndërtimi të kompanisë së pijeve RAMSEIER Suisse, e cila është e njohur për prodhimin e lëngut të mollës. Kompania është e ndërtuar në Sursee, për disa milionë franga, duke përfshirë një fabrikë të re prodhimi. Kjo është transmetuar nga “Radio Pilati” të enjten, me kërkesën e Unia-s, transmeton albinfo.ch.
Sipas informatave nga radioja në fjalë, që i përcjell Blick, të punësuarit në industrinë elektrike për 84 orë pune kanë marrë një rrogë prej 294 frangash, që i bie 3.50 franga për ore. Në total janë prekur dhjetë punëtorë nga niveli i ulët i pagave.
Nënkontraktori polak do të duhej të paguante me paga zvicerane, e jo me paga polake, tha sekretari Unia-s, Alex Granato. Ata kanë merituar një pagë prej 2856 frangash.
Nga „RAMSEIER“ thonë se nuk ka pasur njohuri për paga të pretenduara „dumping“. Vendi i ndërtimit ishte kontrolluar në mënyrë të përsëritur nga ana e inspektorëve kantonalë të punës.
„RAMSEIER „do t‘i sqarojë akuzat në një takim të hënën.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












