E-Diaspora
Themelohet rrjeti i bizneseve shqiptare në Firencë dhe Milano
Pas themelimit të rrjetit të bizneseve në Treviso të Italisë, Minstria e Diasporës dhe Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Diasporë, gjatë dy ditëve të fundit kanë themeluar edhe rrjetet në Firencë dhe Milano të Italisë.
Vat Marashi është zgjedhur si kryetar i rrjetit të bizneseve në Firencë, së bashku me 7 anëtarë të kryesisë së këtij organizimi, ndërsa në Milano Agim Kurti është votuar si kryetar, Ismet Ferizi si nënkryetar, Alma Abdihoxha sekretare dhe katër anëtarë të tjerë të kryesisë.
“Gjatë këtij takimi u fol për rëndësinë e rrjetëzimit i diasporës e posaçërisht rrjetëzimi i bizneseve shqiptare të diasporës është si një prej projekteve më prioritare të realizuara nga MeD”, thuhet në njoftim të ministrisë kosovare të Diasporës.
Po ashtu, thuhet se është diskutuar edhe për punën e deritashme të rrjeteve të cilat janë themeluar gjatë viteve të kaluara, ndërsa u prezantuan edhe për mekanizmat që është duke i krijuar Qeveria e Kosovës për të kanalizuar remitancat e dërguara nga Diaspora në investime direkte dhe zhvillim ekonomik të vendit, duke tentuar që këto remitanca nga konsumi të drejtohen drejt investimeve.
Në takim ishin prezent edhe Yll Blakaj, kryetar i rrjetit të bizneseve në Austri dhe njëherësh nënkryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë përgjegjës për Evropë, i cili me bashkëpuntorët nga Austria prezantuan mënyrën e funksionimit të rrjetit të cilin e përfaqësojnë si dhe sukseset e arritura deri tani.
Projekti i krijimit të rrjeteve të bizneseve shqiptare në Diasporë është përkrahur nga projekti DEED, përkatësisht UNDP dhe IOM.
E-Diaspora
-
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani Artisti kosovar po e mban ekspozitën në Berlin, në muzeun e njohur Hamburger Bahnhof, duke sjellë... -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë









