Integrimi
Kapen dy kosovarë me dokumente të falsifikuara bullgare
Me këto dokumente «totalisht të falsifikuara» siç i ka quajtur policia, ata kanë pasur sukses të hynin në Gjermani në «mënyrë të rregullt»
Dy kosovarë të moshës 26 vjeçare janë kapur duke punuar në të zezë në nje kantier ndërtimi në Schongau, Gjermani. Është konstatuar se ata kishin me vete pasaporta të falsifikuara të Bullgarisë.
Me rastin e një kontrolli rutinor që kanë bërë zyrtarët doganorë për punë në të zezë, ata kanë hasur në parregullsi kur u kanë shikuar dokumentet dy të rinjve 26 vjeçarë, shkruan merkur.de.
Pastaj ata kanë thirrur në vend të ngjarjes zyrtarët e ndjekjes të cilët kanë konstauar se dy punëtorët kishin dokumente bullgare, me të cilat mund të shfrytëzonin të drejtën për të qëndruar dhe punuar në vendet e BE-së, transmetojn albinfo.ch.
Me këto dokumente «totalisht të falsifikuara» siç i ka quajtur policia, ata kanë pasur sukses të hynin në Gjermani në «mënyrë të rregullt». Madje po me to, ata janë paraqitur te autoritetet gjegjëse dhe kanë mundur të gjenin punë.
Të dy kosovarët janë arrestuar dhe u janë marrë dokumentet e falsifikuara. Pas përfundimit të hetimeve dhe pasi që kanë deponuar një shumë parash për sigurim, ata janë liruar dhe u është kërkuar ta lëshojnë Gjermaninë.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













