Shkurt.ch
Hiqet “kryqi i thyer” zviceran nga stacionet e trenit
Ndërmarrja Federale Hekurudhore (SBB/CFF) e shtyrë nga presioni i madh publik, ka hequr sot nga stacionet e trenit në Cyrih dhe në Gjenevë, ku ishte varur pllakatin elektronik me kryqin zviceran të devijuar si kryq i thyer nazist. Ky pllakat ishte menduar si kundërshtim ndaj iniciativës së SVP-së për dëbimin e të huajve kriminelë. Ai ishte vendosur në Cyrih nga e hëna ndërsa në Gjenevë nga e marta.
Ndonëse parimisht SBB/CFF është e detyruar të pranojë vendosjen në ambientet e saj pllakatet dhe reklamat tjera politike, reagimet e ashpra të klientëve të prekur thellë, e ka shtyrë ndërmarrjen të heq pllakatet në fjalë. Kështu shkruan ndërmarrja në një komunikatë të saj, trannsmetojnë mediet zvicerane.
Në fakt SBB-ja është e obliguar në bazë të një vendmi të Gjykatës Federale që të lejojë hapësirën e saj për propagandë politike, pasi që bëhet fjalë për një hapësirë publike.
Megjithatë SBB/CFF nuk përzihet në garën politike rreth referendumit, kështu që ajo u ka ofruar atyre që e kishin vendosur më parë pllakatin, të vendosin sërish një pllakat tjetër por pa këtë simbol.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil












