Shkurt.ch
Nuk ka ndihma sociale për të huajt që kërkojnë punë në Zvicër
Me propozimin e ri të qeverisë, të huajt që ndodhen në Zvicër duke kërkuar punë nuk do të marrin ndihma sociale. Aktualisht kjo çështje është e rregulluar në secilin kanton ndryshe
Këshilli Federal i Zvicrës i ka dërguar parlamentit propozimin sipas të cilit në të ardhmen, të huajt që ndodhen në Zvicër duke kërkuar punë nuk do të mund të marrin ndihma sociale. Aktualisht kjo çështje është e rregulluar në çdo kanton ndryshe ndërsa propozimi qeveritar kërkon një zgjidhje unike të saj, thuhet në një komunikatë të qeverisë.
Me të renë, të huajt nga shtetet e BE/EFTA-s, të cilët pushohen nga puna gjatë vitit të parë të qëndrimit në Zvicër, në parim e ruajnë të drejtën e tyre të qëndrimit vetëm edhe gjysmë viti pas kësaj, transmeton albinfo.ch. Dhe, gjatë kësaj kohe nuk do të kenë të drejtë për të marrë ndihma sociale.
Por, të huajt të cilët janë duke qëndruar në Zvicër më gjatë se një vit, edhe nëse mbeten pa punë, mund të marrin ndihma sociale. Mirëpo, e drejta e tyre e qëndrimit po ashtu përfundon gjsmë viti pasi të kenë mbetur pa punë.
Qeveria, përmes këtij propozimi për ndryshimin e ligjit për të huajt pret që të ketë një ulje modeste të masës së ndihmave sociale, përcjell albinfo.ch komunikatën e qeverisë. Por, edhe personat që mbeten pa ndihma sociale do të kenë të drejtën për ndihmë emergjente.
Kjo për faktin se e drejta për minimumin ekzistencial sipas praktikës së Gjykatës Federale ekziston pavarësisht nga statusi i qëndirmit të një personi, konsideron Këshilli Federal.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje Bëhet e ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të...
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Jeta në Zvicër
-
Komiteti parlamentar zviceran kërkon 15 milionë CHF për Kampionatin Evropian të Futbollit për Femra 2025 Një komitet i Dhomës së Përfaqësuesve të Zvicrës ka votuar në favor të një propozimi për...
-
Presidenti i SNB-së paralajmëron për goditje të mundshme inflacioni në Zvicër
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
-
SNB, 58.8 miliardë fitim neto në tremujorin e parë
-
Konsumatorët zviceranë kanë më shumë para, por më pak fuqi blerëse