Zhvillim
TEB dhe Swisscontact me program të ri për përkrahjen e femrave ndërmarrëse
Me rastin e 8 Marsit – Ditës së Gruas, Banka TEB në bashkëpunim me Swisscontact kanë nënshkruar marrëveshjen për lansimin e programit të ri, i cili u ofron femrave ndërrmarrëse mundësi të fillojnë dhe zhvillojnë bizneset e tyre.
Duke pasur parasysh barrierat me të cilat ballafaqohen femrat ndërrmarrëse në Kosovë dhe fazat me të cilat kalon një biznes fillestar, banka TEB synon t’i përkrahë femrat ndërrmarrëse duke ofruar kredi deri në 3,000 € për biznese fillestare me 0% normë të interesit, 0% ndalesë administrative dhe 0% normë efektive të interesit.
Banka TEB beson se idetë e vlefshme për biznes meritojnë përkrahje. Organizimi i kësaj ngjarje në bashkëpunim me Swisscontact e dëshmoi gatishmërinë e tyre për zhvillimin e shoqërisë kosovare me anë të këtij program dhe programeve tjera në vijim.
Në këtë konferencë morën pjesë: Arton Celina, zëvendës Drejtori Menaxhues i TEB-it, Sigrid Meijer – Menaxhere e Projektit dhe Artan Sadiku – Kryesues i Divisionit të Bizneseve të Vogla dhe të Mesme në TEB.
Celina, theksoi se banka TEB qëndron gjithmonë përkrah femrave ndërrmarrëse dhe me anë të produkteve dhe shërbimeve që banka TEB ofron synojnë të zvogëlojnë barrierat me të cilat ballafaqohen bizneset fillestare.
Kjo përkrahje në bashkëpunim me Swisscontact synon rritjen e numrit të biznesit të femrave, rritjen e shërbimeve shtesë permes produkteve bankare, identifikimin e barrierave që femrat ndërrmarrëse përballen në botën e biznesit dhe ofrimin e këshillave juridike për bashkëpronësi.
Banka TEB, vazhdon të jetë njëra nga përkrahëset më të devotshme të shoqërisë kosovare, duke u fokusuar në zhvillimin dhe ofrimin e mundësive dhe programeve të ndryshme për zhvillimin e shoqërisë kosovare.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë















