Shkurt.ch
Vetëm 7.5 % të zviceranëve flasin dy gjuhë të vendit
Kompetenca gjuhësore në njërën nga gjuhët e vendit krahas gjuhës amtare, sjell një përparësi ngritje të pagës prej 14 për qind
Njëra ndër arsyet që ka Zvicra për t`u mburrur është dhe shumëgjuhësia e popullit të saj dhe kjo për shumëkë është pjesë përbërëse e identitetit nacional. Por, realiteti në terren nuk është gjithmonë kaq shembullor siç duket në parim.
Një raport i bërë nga Enti Federal i Statistikës (BFS) ka dëshmuar se popullata zvicerane është dukshëm më pak shumëgjuhëshe se sa që është menduar deri tash, shkruan srfch. Gjithnjë bëhet fjalë për njohjen dhe përdorimin e gjuhëve të tjera të vendit krahas asaj amtare.
Ky raport nxjerr në dritë të dhëna interesante sipas të cilave madje vetëm 2 në 100 zviceranë janë bilingualë, me dy gjuhë kryesore, gjermanishten dhe frengjishten, transmeton albinfo.ch. Ndërsa kur llogariten ata që dy gjuhë i flasin në punë ose në rrugë, përqindja ngrihet në 7.5%.
Por gjendja me gjermanishten dhe frengjishten është megjithatë pak më e mirë në krahasim me gjermanishten dhe italishten. Këtë kombinim dygjuhësor e kanë pasuri të tyren vetëm 1.8% e popullatës, ndërsa në jetën e përditshme, këto dy gjuhë i flasin 4 për qind.
Ndërkaq përqindja e personave që i flasin tri gjuhë të vendit është vërtet minore. Janë vetëm 0.2% të zviceranëve që flasin gjermanishten, frengjishten dhe italishten në mënyrë të barabartë, ose që nga fëmijëria, përcjell albinfo.ch. Por shkalla e atyre që këto tri gjuhë i flasinnë punë ose në jetën e përditshme është 1.8%.
Shifrat e përmendura japin një pasqyrë të zymtë për shumëgjuhësinë në Zvicër. Dhe kjo ndodh ndërkohë që njohja e më shumë se një gjuhe në këtë vend shpërblehet edhe nga ana financiare. Kështu, siç e thotë profesori i ekonomisë në Universitetin e Gjenevës, François Grin, kompetenca gjuhësore në njërën nga gjuhët e vendit krahas gjuhës amtare, sjell një përparësi ngritje të pagës prej 14 për qind.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil












