Integrimi
Me dr. Halil Krasniqin në krye, “hap enorm përpara” i klinikës Helios
Drejtori mjekësor flet madje për një "hap enorm zhvillimi për klinikën tonë", duke iu referuar angazhimit të mjekut shqiptar.
Halil Krasniqi është shefi i ri i Kirurgjisë vaskulare dhe kushëri i boksierit të njohur, Luan Krasniqi. Kështu e fillon artikullin gazeta Pforzheimer Zeitung, duke ua përafruar lexuesve të vet emrin e mjekut, me emrin e boksierit që njihet më shumë.
Fansat e boksit do ta kenë dëgjuar këtë emër (Krasniqi). Në fakt Halil Krasniqi, shefi i ri i Klinikës për Helios, për kirurgji vaskulare është kushëri i ish boksierit profesionist, transmeton albinfo.ch gazetën gjermane Luan Krasniqi. Mirëpo, ndryshe nga kushëriri i tij, mjeku 48 vjeçar nuk dëshiron të provojë veten në ring, por të sjellë rezultatet e tij kulminante në sallën e operacioneve.
Menaxherja e klinikës në Pforzheim, Anne Matros shprehet se me ardhjen e dr. Krasniqit në krye është arritur një përforcim i ekipit. Ndërsa drejtori mjekësor flet madje për një “hap enorm zhvillimi për klinikën tonë”, duke iu referuar angazhimit të mjekut shqiptar.
Krasniqi është ekspert për ndërhyrjet me kateter, të cilat më parë janë kryer përmes prerjeve të gjera të lëkurës, përcjell albinfo.ch. Pas mbarimit të studimeve në Dyseldorf, ai ka punuar në klinikën e atjeshme universitare. Pastaj është bërë kryemjek në klinikën Helios në Krefeld dhe për pesë vite ka qenë shef i klinikë për kirurgji vaskulare në Jade-Wespoer-Hospital-Gesellschaft në Friesland.
Ai sjell me vete përvojën e mbi 13 mijë operacioneve.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












