Lajme
New York Times: Kosova, vend për t’u vizituar më 2011
Gazeta më e madhe amerikane, New York Times preferon Kosovën si një prej vendeve që duhet vizituar në vitin 2011. Kjo gazetë rekomandon 41 vende në botë që duhet parë këtë vit, dhe e rendit Kosovën në vendin e 36-të
Gazeta prestigjioze amerikane „New York Times“ e arsyeton në këtë mënyrë:
Para vetëm një dekade, kjo enklavë shqiptare ishte një provincë e trazuar e Serbisë; forcat serbe të Slobodan Millosheviqit shkatërruan fshatra dhe qytete dhe vranë mijëra civilë, në kërkim të atyre që luftonin. NATO-ja i dha fund luftimeve, por tensionet vazhduan. Që kur Kosova e shpalli pavarësinë në vitin 2008, provoi të nisë gjithçka nga zeroja. Përkundër problemeve dhe kundërthënieve, ka përparim në aspektin e udhëtimit: po ndërtohet një autostradë 1 miliardë dollarëshe, hotelet që ishin pronë e shtetit janë privatizuar dhe ridizajnuar, disa vende historike kanë marrë mbrojtje nga UNESCO, dhe në Aeroportin ndërkombëtar tashmë operon edhe avio-kompania e njohur evropiane, EasyJet.
Turistët do të mund të gjejnë male të thepisura dhe pyje të bukura. Gjithashtu do të gjejnë popullatën më të re të kontinentit, me gati gjysmën e popullatës nën moshën 25-vjeçare.
Kjo statistikë bëhet realitet në Prishtinë, kryeqytet. Në saje edhe të kthimit të kosovarëve që punojnë jashtë, qyteti është i mbushur me kafe, klube nate dhe restorante.
Por, mbetjet nga e kaluara sllave dhe otomane janë atraksionet kryesore. Dikur qendër e Kishës Ortodoske Serbe, qyteti i Pejës e ka Patrikanën e Pejës, një kompleks i mesjetës pranë një gryke, me një enterier të jashtëzakonshëm. Gjithashtu, është edhe Manastiri i Deçanit, i mbushur me skena të gjalla biblike.
Së fundi, gazeta britanike Guardian ka preferuar Brezovicën për lexuesit e saj, kurse CNN e Newsweek e kanë parë Shqipërinë si mesin e atraksioneve të mëdha botërore për këtë vit.
Për më tepër shih : The 41 Places to Go in 2011
Marr nga Shqipmedia.
E-Diaspora
-
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova Shqiptari nga Tetova humb jetën tragjikisht në Gjermani ... -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin -
Ambasadori Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës -
Haxhiu – mërgimtarëve: Kosova ju pret me zemër të hapur, mirë se vini në shtëpi -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë
Jeta në Zvicër
-
Rrufeja vret 97 dele në një kullotë alpine në Valais Tufa ishte grumbulluar gjatë natës për t’u mbrojtur nga grabitqarët, kur një stuhi e fortë goditi... -
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë -
Trafiku në Zvicër rritet me rritjen e kostove -
Gjenevë: Ndalohet shitja e cigareve elektronike, në pritje të një vendimi përfundimtar nga sistemi federal i drejtësisë -
Nëntë kilometra bllokim trafiku në Portalin Verior të Gotthardit














