Lajme
Rritet deficiti
Dogana e Kosovës tregon se importi i mallrave arrin shifrën rreth 2 miliardë euro, kurse eksporti është përafërsisht 300 milionë euro. Kjo tregon për një rritje të deficitit tregtar në Kosovë. Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se çështja e rritjes së eksporteve është një çështje që kërkon një përkushtim afatgjatë.Vazhdojmë të mbetemi të varur nga mallrat e importuara.
Deficiti i madh tregtar vazhdon të mbetet problemi më i madh makroekonomik i vendit edhe në vitin e kaluar, i cili nuk ka shënuar asnjë përmirësim. Të dhënat zyrtare tregojnë se mbulimi i importit nga eksporti gjatë vitit 2010 arriti vetëm 13 për qind, duke mos përmirësuar gjendjen në krahasim me dy vitet e mëparshme. Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, thotë se eksporti i mallrave kosovare ka arritur në afro 300 milionë euro, përderisa importi i mallrave të huaja afro 2 miliardë euro.
“Për momentin këto janë vlerat e përafërta të eksportit dhe importit të vitit të kaluar, sepse Dogana ende është duke punuar në statistikat e importit dhe eksportit të cilat do të publikohen shumë shpejt”, thotë Stavileci. Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës(OEAK), Lekë Musa, vlerëson se deficiti tregtar, i cili është prezent në vend është si pasojë e një ekonomie të paaftë për t’u ballafaquar më konkurrencën nga jashtë. “Ky deficit tregtar është si pasojë direkte e mosekzistimit të një baze industriale në Kosovë.
Zgjidhja e këtij problemi definitivisht nuk duhet të kërkohet në masa proteksioniste sepse ato janë kryesisht të karakterit afatshkurtër dhe nuk japin rezultate”, thotë Musa. Sipas tij, subvencionimi i cilitdo sektor nga ana e qeverisë nuk do të jep rezultate, sepse në përgjithësi qeveritë kanë gabuar dhe shtrembëruar faktorët zhvillues të ekonomive.
“Rritja e eksportit nga përvoja nga vendet tjera në tranzicion tregon se eksporti është i ndërlidhur direkt me investimet e huaja. Sepse investitorët e huaj kryesisht orientohen në ato fusha në cilat mund të eksportojnë. Prandaj, në Kosovë duhet liberalizuar dhe ngritur transparencën dhe ligjshmërinë në sektorët potencialë, siç janë minierat, sektori i telekomunikacionit e turizmit ”, tha kreu i OEAK’ut.
Në këtë formë, Musa thotë se do të mund të tërhiqen investitorët e huaj dhe kapitali nga jashtë dhe kjo direkt ndikon në uljen e deficitit tregtar. Sekretari i Odës Ekonomike të Kosovës(OEK), Berat Rukiqi, thotë se duhet të ndërmerren masa për të zvogëluar deficitin tregtar. “Në të gjitha mënyrat duhet të përpiqemi që të zvogëlojmë deficitin tregtar. Politikat ekonomike si njëra nga objektivat kryesore duhet të jetë primare për uljen e deficitit tregtar si dhe balancimi i importit sidomos të mallrave bazike”, thotë Rukiqi.
Njëkohësisht, ai thotë se duhet të bëhet përpjekje që të stimulohen produktet që mos të importohen në këto vlera kaq të larta. “Duhet që të prodhojmë produkte me kosto më të ulët. Pra, në këtë mënyrë të specializohemi në një pjesë të prodhimit, i cili mund të jetë potencial për eksport për tregjet rajonale”, thotë Rukiqi. Në këtë mënyrë, ai thekson se duhet të shfrytëzohet edhe marrëveshja e CEFTA’s dhe të zhvillohet konkurrenca tregtare.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?










