Lajme
Era Istrefi vjen me stil krejtësisht unik, Rihana mund të`flladitet`
"Me Era Istrefin po ngjitet në skenë një artiste me një stil optikisht dhe muzikalisht krejtësisht unik, të vetin dhe me një vizion të pastër si loti", shkruan portali gjerman
“Në vendin e saj, në Shqipëri, Era istrefi është tashmë një popstar i vërtetë ndërsa tash po e ngazëllen një Evropë të tërë. Këtë po e bën, veç tjerash, me pamjen, për përshkrimin e së cilës nuk mjafton fjala `hot`. Kështu e fillon shkrimin për yllin e ri nga Kosova, portali i specializuar gjerman për muzikë të popullarizuar klatsch-tratsch.de
“Me një zë që pa frikë mund ta krahasosh me atë të Rihanna-s dhe me një këngë me emrin “Bonbon”, që në fakt nuk është aspak e ëmbël por tepër cool, këngëtarja tekstshkruese 22 vjeçare po i pushton me vrull toplistat evropiane të hiteve, transmeton albinfo.ch.
Gjatë dy muajve të kaluar, videoklipi zyrtar muzikor i saj është shikuar afër 28 milionë herë, aq sa produksionet evropiane si Shazam, Spotify dhe iTunes kanë ndezur alarmin, shkruan më tutje portali gjerman.
Kënga dance-Pop “Bonbon” prezanton atunë mbresëlënëse të Erës, vëllimin e saj mahnitës të zërit dhe para së gjithash talentin e saj për të shkruar tekste që të krijojnë varësi, përcjell alboinfo.ch.
Muzika e Era Istrefit është firmosur nga Ultra/B1/ Sony Music. Në këtë produksion editohet jo vetëm “Bonbon” por edhe albumi i saj i ardhshëm, transmeton albinfo.ch. Një drejtim ekzotik dhe jashtëzakonisht interesant i shijes!
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa të papunë janë në Zvicër Shkalla e papunësisë është ngjitur në nivelin e saj më të lartë që nga kriza e... -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht













