Lajme
Maqedoni: Përpjekje për një qëndrim ndaj “Marty-t”
Në Maqedoni po bëhen përpjekje që delegacioni i deputetëve në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës të ketë një qëndrim të përbashkët sa i përket raportit të Dick Marty-t.
Delegacioni ka tre anëtarë, Aleksandar Nikollovski i VMRO DPMNE-së, Ermira Mehmeti Devaja e BDI-së dhe Igor Ivanovski i LSDM-së.Përpjeka është që delegacioni i Maqedonisë të veprojë në përputhje me atë të Shqipërisë. Madje siç njoftohet po diskutohet që deputetët nga Shkupi të mbështesin edhe amandemente të caktuara nëse për një gjë të tillë do të ketë nevojë.
Deputetja Ermira Mehmeti për këtë arsye ka marrë pjesë edhe në takime më përfaqësues të Kosovës dhe Shqipërisë në Tiranë, që koordinimi të jetë më i mirë. Znj. Mehmeti thotë se koordinimi me kolegët e partive të tjera deri më tani po zhvillohet me një mirëkuptim të konsiderueshëm. Ajo thotë se do të ketë takime të vazhdueshme edhe në ditët në vijim.
Por burime të tjera sugjerojnë se për këtë çështje mund të bisedohet edhe në nivele më të larta mes liderëve partiakë.Në Maqedoni raporti Mart-y, pati një jehonë të madhe. Media dhe subjektet shqiptare e dënuan atë në mënyrë të hapur, ato maqedonaset ishin më të përmbajtura.
Por vëzhguesit thonë se tani pas intervistës së Dick Marty-t ku siç thuhet ai “ka zbutur” ose shpreh një lloj “tërheqjeje” nga akuzat përkrahja nga subjektet maqedonase mund të jetë “më e lehtë”.
Aleksandar Nikollovski deputeti i VMRO DPMNE-së, në një proncim mediatik deklaroi se besonte se do të ndërtonin një qëndrim të përbashkët. Igor Ivanovski i LSDM-së është më i përmbajtur në konstatimet e tij.
Për veç kësaj nisme, në Maqedoni po firmoset edhe një peticion kundër raportit të Dick Marty-t. Nisma për peticionin është ndërmarrë nga disa organizata, dhe po shkohet kryesisht në qytetet shqiptare, ku qytetarët japin firmën e tyre kundër raportit.Por për veç kësaj nisme vëzhguesit thonë se subjektet, sidomos ato politike duhet të ushtrojnë ndikimin e tyre për të marrë mbështetje kundër raportit në arenë ndërkombëtare. Dhe një rast i tillë është pikërisht Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, ku do të duhet të votohet për raportin javën që vjen.
E-Diaspora
-
Votimi me postë për zgjedhjet e 7 qershorit nis më 21 maj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që votimi me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin... -
Vjenë
Pjesëmarrje në Forumin Ekonomik “Vienna Economic Forum – Meet Kosovo in Vienna 2026” -
KQZ zyrtarisht aprovon mbi 131 mijë aplikime të diasporës për votim në zgjedhjet e 7 qershorit -
Gjermani
Donauwörth përjeton një fundjavë “kosovare” me aktivitete dhe ngjyra kulturore -
Shqiptarja Qendresa bashkëpunon me Drake në këngën “Slap The City”
Jeta në Zvicër
-
Zyrtare: Këta janë 26 futbollistët që Zvicra do t’i dërgojë në Kupën e Botës Përzgjedhësi i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, ka publikuar listën me 26 lojtarët që do të... -
Zvicra voton në qershor për taksa, paga dhe banesa -
Gjithnjë e më shumë persona po refuzohen në kufijtë e Evropës -
Çfarë ndryshon në Zvicër gjatë qershorit 2026 -
Zvicra planifikon zgjerim të madh të linjave ndërkombëtare të trenave












